Home / Bota / Annegret Kramp-Karrenbauer u zgjodh kryetare e re e CDU-së

Annegret Kramp-Karrenbauer u zgjodh kryetare e re e CDU-së

Annegret Kramp-Karrenbauer është kryetarja e re CDU-së. Sërish një grua në krye të demokristianëve. Dhe për herë të parë prej 40 vjetësh, CDU-ja ka në krye një person që nuk është deputet në Bundestagu.

Annegret Kramp-Karrenbauer është kryetare e re CDU-së. Ajo mori 51 përqind të votave në kongresin e Hamburgut të CDU-së. Para votimit ajo u tha delegatëve se ka personalitetin e vet dhe nuk është një “mini Merkel”.

Në fjalën e saj pas zgjedhjes, Annegret Kramp-Karrenbauer pranoi e emocionuar fitoren me diferencë të vogël votash.  Në raundin e dytë të zgjedhjeve, ajo mori 517 vota, kurse konkurenti i saj Friedrich Merz mori 482 vota. Jens Spahn u eleminua në raundin e parë të votimit.

Annegret Kramp-Karrenbauer ishte shprehur më parë se në rast fitoreje si kryetare ajo do të mbështeste qëndrimin në post të kancelares Merkel deri në fund të mandatit të saj në vitin 2021.

Duke iu drejtuar delegatëve në krye të votimit, Kramp-Karrenbauer foli për perceptimin që ajo është një “mini-Merkel”. “Njerëzit më konsiderojnë një kopje, më shumë nga e njëjta gjë, por unë mund t’ju them se qëndroj këtu me personin tim, si vetja ime.”

AKK, siç e quan ajo veten herë pas here, ndër të tjera edhe në twitter, apeloi që CDU-ja të mbetej parti popullore.

“Fabrika e natyrshme e mendimit politik duhet të jetë partia popullore”, tha ajo. “Ajo mbrojti idenë e një Europe të fortë, të hapur nga brenda dhe të sigurtë nga jashtë”, me Këshill Sigurimi Evropian dhe Ushtri Evropiane. Kramp-Karrenbauer, e mësuar me fushata, kaloi shpejt e shpejt edhe temat: digjitalizimi, shteti i fortë, siguria e punëtorëve. Dhe tha se pret: “një CDU të fortë dhe jo dosido.”

56 vjeçarja Kramp-Karrenbauer ishte kandidatja e preferuar e Kancelares Angela Merkel. Më parë ajo ka qenë kryeministre e suksesshme në landin e vogël të Zarës, ku drejtoi një koalicion tripartiak. Ajo ka reputacionin se është e aftë të bashkojë pozicione të ndryshme brenda CDU-së dhe një talent për aleanca me parti të tjera.

Friedrich Merz dhe Jens Spahn, dy konkurrentët e uruan fituesen dhe i premtuan bashkëpunim në forumet e partisë.

Deutschland CDU-Parteitag in Hamburg Kramp-Karrenbauer (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

E lidhur me Landin e Zarës

Ajo është afër bazës dhe një njeri që i ruan lidhjet me vendin e vet. Në landin e saj, Zarë, ashtu e njohin. E shohin herë në motor, pas të shoqit, Helmutin, me të cilin është e martuar prej 34 vjetësh dhe ka tre fëmijë që sot janë të rritur. Nganjëherë e shohin në Mannheim duke parë futboll ose hokej në akull. I shoqi është një inxhinier minierash, por e la punën për t’u kujdesur për fëmijët dhe për ta mbështetur të shoqen, kur kjo u bë kryeministre e landit. Në Hamburg, në kongresin e partisë, Helmut Karrenbauer ishte në pjesën e mysafirëve.

Deri tani sekretare e përgjithshme e partisë, pas lajmërimit të Merkel-it se do të tërhiqej nga posti i kryetares së CDU-së, AKK ishte e para që paraqiti interes për ta pasuar. Kundrejt dy konkurruesve që prezantoheshin si më konservatorë, Friedrich Merz dhe Jens Spahn, ajo do të vinte në dukje sidomos aspektet sociale dhe vlerat themelore të partisë që përfaqësoheshin nga shkronja C (krishtërimi)

Dhe AKK do të këmbëngulte vazhdimisht se demokristianët, si partia e fundit popullore duhet ta kishin themelin në qendër të shoqërisë dhe gjithmonë e ka refuzuar zhvendosjen e partisë nga e djathta.

Deutschland CDU-Parteitag in Hamburg Kramp-Karrenbauer, Merz und Spahn (Reuters/F. Bimmer)Rivalet: Jens Spahn, AKK dhe Friedrich Merz

Kramp-Karrenbauer konsiderohet e besuara e kancelares. Por para së gjithash ajo ka përvojë në të gjitha nivelet e punës politike. Ajo ka qenë për dymbëdhjetë vjet me radhë ministre në disa dikastere të politikës së landiit, një përvojë që e kujton shpesh edhe në fjalimet e sotme. Politikë e brendshme, familia dhe gratë, arsimi dhe çështjet sociale, kultura, drejtësia. Në vitin 2011 ajo u bë kryeministre e landit të Zarës, dhe në vitin 2017, nëntë muaj para se të bëheshin zgjedhjet federale, dhe kur CDU ishte me shpatulla pas muri, për shkak të rivalit socialdemokrat të Angela Merkel-it, Martin Schulz, ajo arriti të fitonte me 40,7 për qind. Një arritje sensacionale, CDU-së së saj iu shtuan edhe pesë pikë më shumë.

“Mundem, dua, do të jem!”

Në shkurt 2018, Kramp-Karrenbauer erdhi në Berlin për t’u bërë sekretare e përgjithshme e CDU-së. “Mundem, dua dhe do të jem. Prandaj unë me kënaqësi vihem në shërbim të partisë”, i tha ajo kongresit të partisë në Berlin. Ajo u bë një ndërmjetësuese shumë e mirë ndërmjet kampeve rivalizuese dhe interesave në CDU.

Deutschland CDU-Parteitag in Hamburg Kramp-Karrenbauer und Merkel (Reuters/F. Bimmer)Projekti më i rëndësishëm i saj ishte përpilimi i një programi parimor. Qëllimi i saj ishte që të vinte në dukje thelbin konservator karakteristik për CDU-në, pasi nën qeverisjen e kancelares Merkel, para së gjithash te grupet e zgjedhësve konservatorë dhe liberalë ajo kishte humbur shumë pikë. Për këtë projekt, ajo bëri një “turne dëgjimi” nëpër Gjermani dhe u takua në 50 qytete me shoqata lokale, për të këmbyer mendime. Gjatë fushatës për shefe të CDU-së ajo i përmendte vazhdimisht bisedat e bëra gjatë turit.

Kramp Karrenbauer ka thënë se CDU-ja duhet të karakterizohet sërish nga poshtë lartë. Dhe këtu mund të lindin konfliktet me kancelaren Merkel, konkretisht për tema të tilla, si Europa, arsimi ose ndërtimi i banesave të raja.  Të shohim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: