☁️
Tiranë 16°C · Vranët 08 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 94.62 ▼0.2%
ARI 4,727 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $80,264 ▲ +0.32% ETH $2,309 ▲ +0.83% XRP $1.4145 ▲ +2.05% SOL $92.3200 ▲ +4.6%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.62 ▼0.2 % ARI 4,727 ▲0.35 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.62 ▼0.2 % ARI 4,727 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Bota

Merkel: “Koha për një kapitull të ri”

Dje në Hamburg, midis 1001 delegatëve,  kryetarja e deritanishme e partisë kristiandemokrate CDU Angela Merkel, u largua nga ky post, pas 18 vitesh, me një fjalim, i cili u përcoll me brohoritje dhe duartrokitje frenetike. “Ka qenë një nder i madh, një kënaqësi e madhe”. Me këto fjalë Merkel përfundoi fjalimin 35 minutësh, për herë të fundit si kryetare e CDU-së. Merkel bëri një rishikim të kohës në krye të partisë, duke theksuar sukseset por edhe dështimet në faza të ndryshme. Kancelarja tha se tani ka ardhur koha “për një kapitull të ri”, dhe  ftoi partinë e saj që të mbetet e bashkuar. Por Merkel do të vazhdojë postin e kancelares deri ne vitin 2001.

Ndarja me lot dhe duartrokitje

Pas fjalimit ajo u përshëndet me një duartrokitje të gjatë prej gati 10 minutash. 1001 delegatët e mbledhur në Hamburg u ngritën në këmbë, shumë prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin: “Faleminderit shefe”. Nuk mungonin as lotët tek shumë delegatë. Ndërsa Merkel gjatë fjalimit ishte shumë personale dhe e prekur nga duartrokitjet e gjata, të cilat e ndërprenë shpesh fjalimin e saj. 64-vjeçarja Angela Merkel largohet nga posti i kryetares së partisë CDU pas plot 18 vitesh. Por ajo vazhdon të mbetet kancelare e Gjermanisë.

Më fjalë të mira për udhëheqjen e kancelares në periudhën e kaluar folën të gjithë ata që morën fjalën para saj, por edhe pas saj. Ndonëse edhe vet Merkel e kishte të qartë se gjatë kësaj kohe ka pasur edhe ngjarje aspak të lehta. “Se ku na çojnë grindjet mes nesh, këtë më së miri e kanë kuptuar CDU dhe CSU vitet e fundit”, tha Merkel, e cila bëri thirrje që këto parti si motra të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë mes tyre.

Pasdite zgjidhet pasardhësja/pasardhësi

Delegatët e kongresit dje pasdite kanë zgjedhin pasardhësen, apo pasardhësin e Angela Merkelit. Tre ishin kandidatët: sekretarja e përgjithshme e CDU Annegret Kramp-Karrenbauer, ish-shefi i grupit parlamentar në Bundestag Friedrich Merz dhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn. Sipas statutit të CDU nëse asnjëri prej tyre nuk fitonte më shumë se 50% të votave në raundin e parë, në raundin e dytë kualifikohen dy të parët. Por çdo dilemë u zgjidh në raundin e parë: pasardhëse e Merkelit u zgjodh sekretarja e përgjithshme e CDU Annegret Kramp-Karrenbauer e cila ka qënë krahu i djathtë i kancelares Merkel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.