Home / Rajoni / Konflikti ushtarak në Detin e Zi mbase do ndikojë negativisht mbi Bullgarinë

Konflikti ushtarak në Detin e Zi mbase do ndikojë negativisht mbi Bullgarinë

Kryeministri Bojko Borisov shprehu shqetësim nga ajo që po ndodh në ujërat e Detit të Zi dhe apeloi për arsyetim të shëndosh dhe mosnisje të konfliktit ushtarak.
Në lidhje me informatën në mediаt e huaja për qëllimin e Shteteve të Bashkuara të vendosin më shumë luftanije në Detin e Zi në lidhje me konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, Borisovi komentoi se hyrja e luftanijeve padyshim që do të çojë deri në një krizë të madhe.
Ai shtoi akoma se një konflikt eventual ushtarak do t’i vështirësojë bisedimet për diversifikimin dhe realizimin e projektit “Rryma Turke”, si dhe mund të ndikojë negativisht mbi turizmin, i cili është me një rëndësi të madhe për Bullgarinë.
Para gazetarëve në parlament kryeministri përsëri rikujtoi pozitën e tij se Deti i Zi duhet të mbetet vend për turizëm, për gazsjellës dhe për tragete.

Leave a Reply

%d bloggers like this: