Ekonomia

ProCredit Bank në tavolinë me biznese shqiptare e maqedonase

procreditbankNë datë 27 Shtator, ProCredit Bank Shqipëri dhe ProCredit Bank Maqedoni organizuan një event të përbashkët biznesi, me temë “Mundësi të reja biznesi. ProCredit Bank, një bankë për biznesin tuaj në Rajon”. Rreth 50 biznese shqiptare dhe maqedonase, morën pjesë në aktivitetin e organizuar në Strugë, i dyti aktivitet i këtij lloji pas atij të organizuar në Tiranë në Maj. Nëpërmjet këtij aktiviteti, banka synon t’i japë mundësinë klientëve të vetë, që nëpërmjet rrjetit të ProCredit Bank në rajon (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbietj.) të shfrytëzojnë dhe të krijojnë marrëdhënie të reja partneriteti dhe tregje të reja për të promovuar produktet e tyre. Krahas interesit të klientëve në pjesëmarrje, u organizuan gjithashtu edhe vizita në mjediset e klientëve të ndryshëm, për të vlerësuar më nga afër kapacitetet dhe cilësitë e shërbimeve të ofruara. ProCredit Bank mbulon shtetet kryesore të rajonit, që ofrojnë potencial të lartë për zhvillim ekonomik dhe zgjerim të rrjetit të bashkëpunimit ndërmjet biznesevetë vogla dhe të mesme, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm, nëpërmjet investimeve afat gjata dhe bashkëpunimit ndër-rajonal.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button