Ekonomia

Taksat nga 1 janari, 16 mijë qytetarë dhe 11 mijë biznese do paguajnë më pak

Në 2019, mbi 16 mijë persona në Shqipëri do të paguajnë 300 mijë lekë taksa më pak në vit, në vazhdën e lehtësimit të barrës së taksave.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.

“Në një vend ku çdokush ankohet se paguan shumë taksa, dua të them se sot puna në Shqipëri taksohet mesatarisht 5.5%. Sot të gjithë ata që marrin një rrogë në shtet apo në privat deri në 1.5 milionë paguan më pak taksa nga fitimi se dje. 11 mijë biznese do të paguajnë 3 herë më pak tatim-fitimi nga 1 janari i vitit që vjen. Tavani i biznesit të vogël do të shkojë nga 80 në 140 mijë dollarë dhe këtu është një nga fashat më aktive të ekonomisë sonë në drejtim të punësimit dhe vetëpunësimit. Më parë paguanin 10% ndërsa nga 1 janari 2019 do të paguajnë 5%. Kjo është e vetmja ekonomi në rajon ku 90% e atyre që paguajnë taksa paguajnë më pak. Në rajon është dyfishi ose më lart”, tha Rama.

“Për pak hyjmë në vitin e ri ku 16 mijë vetë do të paguajë 300 mijë lekë taksa më pak në vit. Fakti është që sot puna taksohet 5.5% dje taksohej 10%”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button