Home / Ekonomia / Viti 2018 shënon rekord, 1 miliard euro investime të huaja

Viti 2018 shënon rekord, 1 miliard euro investime të huaja

Viti 2018 ka shënuar rekord, duke kapur 1 miliard euro investime të huaja.

Kështu deklaroi sot, gjatë një konference për shtyp, ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili bëri një bilanc të arritjeve përgjatë 1 viti.

Duke u ndalur te investimet e huaja, Ahmetaj tha se “opozita ka gjetur mënyrën e gabuar për të bërë betejën e vetë, kur thotë që kanë ikur investitorët e huaj”.

Vetëm gjatë 9-mujorit të 2018, sipas Ahmetaj, janë 757 milionë euro investime të huaja.

Duke përmendur disa nga arritjet në fushën e financave në 2018-ën ai theksoi se ka një sërë uljesh ngarkese fiskale në ekonominë shqiptare.

“Gjatë vitit 2018 kadastra fiskale hyri në fuqi në prill. U miratua ligji për strehimin social. Shumë shpejt do të firmos këstin e radhës për të përndjekurit. Rritja e pagës minimale. Reforma e kualifikimeve. U miratuan 2 paketa të rëndësishme fiskale, 2 akte normative dhe buxheti 2019”, – tha Ahmetaj.

Sa i përket Eurobondit, ministri theksoi se, në krahasim me borxhet mëparshme Shqipëria arriti të përfitojë përqindje më të ulët.

Duke e krahasuar me rajonin, Ahmetaj tha se, Shqipëria vlerësohet me B dhe megjithëse me një vlerësim më të ulët, kemi arritur rezultat të njëjtë apo më të mirë se vendet e tjera.
Ndërsa për taksën e pronës, Ahmetaj u shpreh se ka qenë projekt i rëndësishëm në favor të qytetarëve dhe pushtetit vendor. Që nga 1 janari metodologjia e re është e konsoliduar në të gjitha njësitë vendore.

Ahmetaj tha se, u mundësua ulja e TVSH për një sërë shërbimesh apo mallrash duke përfshirë dhe inputet bujqësore

Sa i përket qasjes sociale, Ahmetaj tha se, “97% e të punësuarve përfituan 14.6 miliardë lekë. Për shkak të taksës progresive në xhepat e shqiptarëve janë më shumë se 146 mln dollarë. Mazhoranca e majtë e takon punën me një mesatare 5.5%”.

Gjithashtu Ahmetaj renditi edhe uljen e taksave për biznesin e vogël. “Sot janë 91% e bizneseve që paguajnë ose zero ose 5%”, u shpreh ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: