Ekonomia

Ministrja e Financave Denaj: Ja objektivat që synon akti normativ i buxhetit 2018

Ministrja e re e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, në fjalën e saj të parë përpara Parlamentit, ka theksuar dje, objektivat që mundëson akti normativ i buxhetit 2018. Ajo cilësoi se rritja ekonomikë gjatë 2018 do të jetë të paktën sa projeksioni fillestar i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, prej 4.2%.

“Objektivi i parë i aktit normativ është sigurimi i një hapësire financiare shtesë për njësitë e vetëqeverisjes vendore, përmes rritjes së tavanit të shpenzimeve tyre me 3.4 miliardë lekë. Kjo, në perputhje me ecurinë pozitive të mbledhjes së të ardhurave vendore, të cilat në fakt për të gjithë vitin 2018 rezultuan me një tejkalim prej rreth 3 miliard Lekë kundrejt Buxhetit Fillestar 2018. Performanca me e mirë ka qenë veçanërisht nga zëri i të ardhurave nga taksat lokale. Zhvillim tjetër i pushtetit vendor gjatë vitit 2018, i reflektuar edhe në ndryshimet e këtij Akti Normativ, ka të bëjë me faktin se njësitë e vetëqeverisjes vendore gjatë 2018-ës kanë treguar pergjegjshmeri ne menaxhimin e financave të tyre duke shlyer detyrime të prapambetura për një shumë prej rreth 2.1 miliadrë lekë. Gjithashtu, disa nga njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë zbatuar projekte me financim të huaj, ku plani i tyre nuk ka qënë i parashikuar në buxhetin fillestar të vitit 2018. Po ashtu njësitë e vetëqeverisje vendore kanë trashëguar fonde nga vitet e mëparshme duke krijuar nga viti në vit një stok që ka rritur presionin për të kryer shpenzime.”- tha ministrja Denaj, duke shtuar se në këto kushte është e domosdoshme edhe krijimi i hapësirës fiskale për mbulimin me plan buxhetor të shpenzimeve me financim të huaj për pushtetin vendor në vlerën prej 1.3 miliard lekë.

Ndonëse nuk ka qenë në drejtimin e kësaj ministrie vitin e shkuar, znj. Denaj përmendi zhvillimet kryesore makroekonomike gjatë vitit 2018.

“Sa i takon zhvillimeve kryesore në financat publike, sipas treguesve paraprak faktit të buxhetit 2018 rezulton se:

  • Të ardhurat totale në vitin 2018 patën një rritje prej 4.4% krahasuar me vitin 2017.
  • Ndërsa të ardhurat tatimore megjithë efektet domethënëse negative që pati vlerësimi i kursit të këmbimit si dhe rimbursimi më i lartë i TVSH se një vit më parë, sërisht rezultuan me një rritje prej 5.2% kundrejt 2017.
  • Shpenzimet, falë edhe dy rishikimeve të buxheteve që u realizuan gjatë 2018 (pra, dy akteve normative, përfshirë edhe këtë që po diskutojmë tani) patën gjithashtu një ekzekutim të mirë. Shpenzimet totale në 2018 ishin 3.1% më të lartë se sa një vit më parë, ndrësa vetëm shpenzimet kapitale ishin 14.5% më të larta se sa një vit më parë.
  • Sigurisht nga ana tjetër rezultuan kursime të konsiderueshme në zera të ndryshëm të shpenzimeve, sidomos në shpenzimet korente, si në shpenzimet për interesa, shpenzimet për personelin, shpenzimet operative, etj.
  • Ajo ç’ka është edhe më e rëndësishme për financat publike si fondament kyc për stabilitetin makroekonomik të vendit dhe mbarë-vajten e ekonomisë në tërësi, janë rezultatet e arritura sa i takon konsolidimit fiskal. Konkretisht në vitin buxhetor 2018 rezultoi se:
    • Deficiti i përgjithshëm fiskal ishte 1.6% e Produktit të Brendshëm Bruto, i cili është deficiti më i ulët i regjistruar gjatë thuajse tre dekadave të fundit.
    • Balanca primare rezultoi sërisht pozitive, pra me një suficit primar prej 0.6% e PBB.
    • Balanca korente fiskale, pra direfenca midis investimeve publike dhe huamarrjes vjetore, gjithashtu rezultoi në nje nivel pozitiv mjat të lartë prej 3.1% e Produktit të Brendshëm Bruto.
    • Ndërkohë borxhi publik neto, i zhveshur nga mjetet likuide të qeverisë (pra, kryesisht nga flukset e Eurobondit) rezultoi në 63.9% PBB, me një reduktim prej 4.7 pikë përqindje vetem në harkun kohor të një viti.
    • Ndërsa borxhi publik bruto, në fund të 2018 rezultoi në nivelin 67.2% të PBB me një reduktim prej thuajse 3 pikë përqindje kundrejt vitit 2017.”

“Rritja ekonomike përgjatë nëntë muajve të vitit 2018 u gjenerua kryesisht nga kërkesa e brendshme. Gjatë kësaj periudhe, po sidomos për tremujorin e tretë, kërkesa e brendshme është nxitur kryesisht nga kontributi i konsumit, po në një masë të konsiderueshme edhe nga ai i investimeve totale në ekonomi. Konsumi final total, i cili përbën peshën më të madhe në ekonomi, u rrit me rreth 2.83% në terma real vjetorë përgjatë nëntë muajve të parë të 2018, ndërsa konsumi final i popullatës u rrit me rreth 3.41%. Ndërkohë vetëm për tremujorin e tretë konsumi final total dhe ai i popullatës shënuan përshpjetim të ritmit krahasuar me dy tremujorët e parë resperktivisht në 2.97% dhe 3.86%. Norma e investimeve totale u rrit me rreth 3.89% në terma real vjetorë përgjatë nëntë muajve të vitit 2018, ndërkohë vetëm për tremujorin e tretë të vitit 2018 norma e rritjes për investimet u zgjerua në 5.40%. Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto ishte i diversifikuar në të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë. Sektorët me kontributin më të lartë ishin ai i industisë i ndjekur nga sektori i shërbimeve, ku spikat sektori i turizmit. Gjithashtu edhe sektorët e bujqësisë dhe të ndërtimit patën një rritje dhe kontribut të qenësishëm pozitiv.”- tha ministrja.

Ajo shtoi se edhe eksportet e mallrave dhe shërbimeve, me rritjen dyshifrore prej 13.7% kanë kontribuar dukshëm pozitivisht në performacen e përgjithshme.

Gjithashtu, përmendi se IHD në 2018 rezultuan me një rritje me rreth 11.6% kundrejt nëntë muajve të parë të 2017.

“Pavarësisht se projektet e medha energjitike kanë hyrë tashmë në fazën përfundimtare të ndërtimit, me një konfidencë të lartë mund te them, se Investimet e Huaja Direkte do të arrijnë rreth 1 miliard euro për të tretin vit rradhazi, një sinjal ky mjaft pozitiv për përceptimin e investitorëve të huaj mbi ekonominë tonë. Ndërkohë inflacioni mesatar për vitin 2018 ka rezultuar në nivelin 1.8%, po aq sa edhe një vit më parë.’- tha ministrja.

Objektivat dhe elementët e tjerë që mundëson ky Akt Normativ, janë:

  • Të rrisë performancën e shpenzimeve kapitale, përmes rialokimit të fondeve mes projekteve të investimeve publike (me financim të brendshem dhe të huaj), duke synuar ‘zhvendosjen’ e burimeve nga projektet me ecuri të ngadaltë dhe/apo jashtë skedulit të parashikuar, drejt atyre me performancë më të lartë disbursimi dhe punë të kryer.
  • Të realizojë ‘pastrimin’ e detyrimeve të prapambetura në sektorin e infrastrukturës, në përputhje me angazhimin e marrë edhe kundrejt FMN-së, përmes akordimit të fondeve të nevojshme për shlyerjen e rreth 2.2 miliardë lekë fatura të projekteve në vazhdim.
  • Të garantojë mbulimin me fonde buxhetore për disa çështje parësore, dhe konkretisht:
    • Financimi i konvikteve të studentëve në Bashkinë Tiranë, në masën 300 milionë lekë (MAS);
    • Financimi i Stadiumit të Kukësit, përmes grantit të sportit në MASR, në masën 200 milionë lekë;
    • Financimi i investimit për Kampusin Universitar Durrës, në masën 150 milionë lekë (MAS);
    • Financimi i projektit të rikonstrunksionit të Teatrit të Operas dhe Baletit, në masën 210 milionë lekë (Ministria e Kulturës);
    • Mbështetje AKSHI 650 milionë;
    • Financimi i investimit të nevojshëm shtesë për Spitalin e Traumës, në masën 470 milionë lekë;
    • Financimi i projektit të Bankës Botërore “Përmirësimi i sistemit të shëndetësisë”, në masën 500 milionë lekë.
    • Shlyerja e detyrimeve të prapambetura të disa institucioneve buxhetore, për vendime gjyqësore, përkatësisht për:
      • (i) MIE 150 milionë lekë;
      • (ii) MPB 83 milionë lekë (33 mln lekë Policia e Shtetit dhe 50 mln lekë INUK);
      • (iii) MFE 200 mln lekë. Ndërkohë që, është garantuar disponueshmëria e fondeve për shlyerjen një vendimi gjyqësor (ndaj MILKY shpk) në vlerën e konsiderueshme 190 mln lekë, për MBZHR.
    • Rritja e mbështetjes buxhetore me burime të huaja për energjinë në masën 2 miliard lekë, përmes alokimit të këtij fondi në programin “Mbështetje për Energjinë”.
  • Të mbulojë me financim, detyrimet për disa objekte të rëndësishme investimesh publike, të tilla si:
    • Ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti III, me vlerë 300 milionë lekë;
    • Pjesa e mbetur e punimeve në segmentin Lin-Pogradec (km 4-24), në masën 100 milionë lekë;
    • Loti III i aksit Librazhd-Qafë Studë, me vlerë 221 milionë lekë;
    • Ndërtimi i aksit rrugor Skrapar-Përmet, Loti I, në masën 60 milionë lekë.
    • Shlyerje e vendimeve gjyqësore për shpronësime, në sektorin rrugor, në masën 150 milionë lekë
    • Shlyerje e detyrimeve për TVSH & Kosto Lokale në programet “Transporti Rrugor” dhe “Infrastruktura e Ujitjes dhe Kullimit”, në vlerën 542 milionë lekë si mëposhtë:
      • 280 milionë lekë për projektin e Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore
      • 202 milionë lekë për projektin Qukës-Qafë Plloçë
      • 60 milionë lekë për projektin e Burimeve Ujore dhe Ujitjes, me Bankën Botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button