Home / Kronika / Arkitektura e re e Drejtësisë, rriten në 75 pranimet në Shkollën e Magjistraturës

Arkitektura e re e Drejtësisë, rriten në 75 pranimet në Shkollën e Magjistraturës

KLGJ dhe KLP, së bashku me Shkollën e Magjistraturës, kanë vendosur të shtojnë kuotat e pranimit në këtë shkollë deri në 75. Lajmi u bë i ditur sot nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në prezantimin e strategjisë së Shkollës së Magjistraturës.

Ministrja e Drejtësisë sqaroi se pengesa në ecurinë e Shkollës së Magjistraturës erdhi si pasojë e mungesës së kuorumit në parlament për shkak të bojkotit të opozitës, por me krijimin e këshillave të Drejtësisë, tashmë ka një tjetër vlerësim për magjistratë e rinj.

“Ashtu, si ambasadori Soreca përmendi, është një fitore shumë e madhe jo vetëm hapja e këtyre portave për të garantuar mbushjen e vakancave që ka sot sistemi i Drejtësisë për shkak të procesit të jashtëzakonshëm, unik, radikal të Vetingut, por njëkohësisht është për t’u falënderuar se të dy këshillat, KLGJ dhe KLP, së bashku me drejtorin e shkollës së magjistraturës kanë vendosur të shtojnë kuotat e Shkollës së Magjistraturës duke e çuar atë në 75 e në fakt, kjo nuk ka ndodhur më  parë”, theksoi ajo.

Gjonaj tha se zbatimi i strategjisë, si dokumenti me i lartë që udhëheq reformat në sistemin e Drejtësisë nuk është përgjegjësi vetëm  e Ministrisë së Drejtësisë, por e të gjithëve.  “Nëpërmjet këtyre instrumenteve ne do rikthejmë në jetë të gjitha vlerat dhe parimet ku bazohet një sistem drejtësie, pavarësia, integriteti, profesionalizmi, meritokracia, përgjegjshmëria duke jetësuar sistemin e Drejtësisë”, shtoi ministrja.

“Shkolla e Magjistraturës ka një pjesë të madhe të barrës dhe të përfitimeve buxhetore edhe nga Bashkimi Europian, ku dy nga shtatë indikatorët që masin zbatimin e strategjisë ndër sektoriale të drejtësisë dhe rrjedhimisht përfitimet e mbështetjes janë të lidhura rrjedhimisht me shkollën e magjistraturës duke parë rëndësinë që ka rritja forcimi dhe mbështetja  e shkollës së magjistraturës edhe për shkak të rritjes së tragetit të subjekteve që do të trajnojë  dhe për shkak të rritjes së kapaciteteve dhe numrit të gjyqtarëve  dhe prokurorëve që do të ndjekin shkollën e magjistraturës”, theksoi Gjonaj.

Gjonaj shtoi se Shkolla Magjistraturës është parashikuar të këtë edhe një rol më të gjerë përsa kohë  të merret me përgatitjen profesionale jo vetëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve por ashtu edhe të subjektet për avokat shteti, ndihmësit ligjo dhe kancelarët të gjykatave.

“E në përmbushje të nevojës edhe për ambiente për shkollën se Magjistraturës gjatë punimeve për nderimin e godinës së re, Ministri e Drejtësisë në bashkëpunim me institucionet shqiptare dhe institucionet përgjegjëse do të bëjë përpjekjet maksimale për garantimin e hapësirës shtesë që duhet për qëllim formimi e një numri më të madh magjistratësh të ri”, tha ministrja Gjonaj.

Po ashtu, Ministrja Gjonaj tha se beson fort në një kulturë të re bashkëpunimi ndërinstitucional.

“Strategjia e Shkollës, planet strategjike që do të hartojnë  edhe të dy këshillat, KLGJ dhe KLP, bashkë me aktorët ndërkombëtarë njëkohësisht strategjia ndër sektoriale e drejtësisë janë instrumentet për gjithë sistemin e drejtësisë për t’u garantuar shqiptarëve për një sistem drejtësie që ata e meritojnë. Dhe të ngremë institucionet e reja si SPK, BKH, që të ndërtohet e gjithë arkitektura me institucionet e reja të drejtësisë”, tha në fund, ministrja Gjonaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: