Home / Ekonomia / “Po kërkojmë shqiptarë të suksesshëm”- Flet aksioneri kryesor i Telekom Albania

“Po kërkojmë shqiptarë të suksesshëm”- Flet aksioneri kryesor i Telekom Albania

Kompania e telefonisë celulare Telekom Albania, është blerë nga kompania bullgare “Albanian Telecom Invest AD”.

Grupi grek OTE, i cili është pjesë e Deutche Telekom, finalizoi marrëveshjen e shitjes për një vlerë prej 50 milionë eurosh. Kalimi i Telekom Albania në pronësi të “Albanian Telecom Invest AD” shënon një hap të ri drejt të ardhmes të kësaj logoje të fuqishme të telefonisë celulare në vendin tonë.

“Albanian Telecom Invest AD” drejtohet nga biznesmeni bullgar Spas Roussev, i cili është aksioneri kryesor i paketës kontrolluese të Telekomit Bullgar “Vivacom”, si edhe nga investitori i suksesshëm shqiptar në Bullgari, Elvin Guri.

Marrëveshja tashmë e finalizuar do të jetë një realitet i prekshëm brenda gjysmës së parë të vitit 2019. Spas Roussev, biznesmeni i njohur bullgar, është një emër i rëndësishëm si investitor në shumë fusha strategjike dhe një ndër emrat më të rëndësishëm në sektorin e telekomunikacionit.

Në një intervistë për Open, ai foli se përse vendosi të investojë në Shqipëri dhe për fuqizimin e mëtejshëm të kësaj kompanie celulare.

Pjesë e këtij investimi të rëndësishëm është edhe sipërmarrësi shqiptar Elvin Guri. Në vitin 1992 z. Guri u largua nga Shqipëria për të ndjekur studimet në “Universitetin Amerikan të Bullgarisë” dhe gjatë karrierës së tij ka qenë aktiv në sektorin bankar dhe si sipërmarrës në sektorë të ndryshëm industrial në Bullgari e në vende të tjera.

Ai zotëron 49% të paketës së blerjes në “Albanian Telecom Invest AD”. Tashmë ka vendosur të rikthehet në vendin e tij me një investim në një nga sektorët strategjikë dhe më të rëndësishëm.

Leave a Reply

%d bloggers like this: