Home / Ekonomia / Ndryshimet ligjore për koncesionet, hiqen propozimet e pakërkuara

Ndryshimet ligjore për koncesionet, hiqen propozimet e pakërkuara

Nga 1 korriku i këtij viti nuk do të lejohen më kontratat e Partneritetit Publik Privat (PPP) të pakërkuara, përveçse në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror dhe do të hiqet bonusi për propozimet e pakërkuara.

Këto janë ndryshimet në pr.ligjin për koncensionet, që u diskutuan sot në mbledhjen e Komisionit të Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin.

Zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë Albana Shkurta, tha se projektligji vjen si iniciativë ligjore e Ministrisë së Financave dhe synon të përmirësojë kuadrin ligjor dhe të rrisë kontrollin mbi angazhimet fiskale.

“Në hartimin e këtij pr.ligji janë reflektuar të gjitha sugjerimet dhe përvojat e dhëna nga institucionet ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore etj. Ndryshimet e parashikuara konsistojnë në heqjen e kontratave koncesionare të pakërkuara në një sërë sektorësh”- deklaroi Shkurta.

Zv.ministrja e Financave informoi se nuk janë dhënë kontrata të Partneritet Publik Privat për llixhat në Dibër dhe për pompat e karburanteve, në përgjigje të interesit të deputetëve të PD-së për këto çështje.

Ndërsa theksoi se, ndyshimi më i rëndësishëm i parashikuar në këtë pr.ligj është eleminimi i iniciativës nga një operator privat për kontrata koncesionare në rast të një oferte të pakërkuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: