Kronika

KLP i përgjigjet opozitës: Ja pse s’mund ta hetojmë Arta Markun

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi i përgjigjet letrës së Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit në lidhje me kërkesën e tyre për nisjen e një hetimi disiplinor për Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku, për shkak se ishte informuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit se anëtari i KLP-së Bujar Sheshi, i cili figuronte si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

KLP-ja sqaron se nuk ka tagrin ta hetojë Markun.

Ndërsa opozita thotë se Arta Marku ka shkelur ligjin për mos verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidati Sheshi, KLP sqaron se nuk mund të nisë hetim ndaj saj, pasi një gjë e tillë i takon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në kushtet kur ky institucion nuk është krijuar, KLP thotë se duhet t’i drejtohen Kolegjit të Apelimit.

“Procedimet disiplinore shqyrtohen nga Kolegji i Apelimit, deri në përfundim të mandatit. Dispozitat tranzitore nuk e parashikojnë se cili institucion e ushtron kompetencën deri në krijimin e ILD-së”, tha Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button