Kronika

Ja sesi mund të përfitoni bursa për të studiuar në gjimnazet amerikane

Departamenti-amerikan-i-Shtetit3-525x350Të gjithë nxënësit që duan të vazhdojnë shkollën e mesme në Shtetet e Bashkuara mund të aplikojnë në programin “Youth Exchange and Study”.

Nëpërmjet këtij programi ofrohen bursa studimi për në shtetet e Bashkuara për ata aplikantë që janë të datëlindjes duke filluar nga 1 janar 1998 deri më 15 korrik të vitit 2000.

Për të qenë pjesë e këtij programi nxënësit duhet të regjistrohen personalisht ditën e testimit. Nxënësit nuk mund të regjistrohen online, me anë të e-mailit ose në telefon.

Testi i parë do të bëhet në të njëjtën ditë dhe orë që do të përcaktohet në momentin e regjistrimit. Për të gjithë ata që kualifikohen, testi i dytë do të bëhet të nesërmen. Një listë me pjesëmarrësit e raundit të dytë do të bëhet publike mbrëmjen e ditës së parë të testimit. Faza e parë e konkurimit është në datën 11 tetor në Tiranë, ora 8.30 deri në orën 11.00, në Universitetin “Marlin Barleti”, rr. “Sami Frashëri”, dhe më 13 tetor në qytetin e Fierit, në Shkollën e Mesme “Flatrat e Dijes”.

Nëse shpallen fitues, nxënësit në Shtetet e Bashkuara do të mund të jetojnë në një familje pritëse, do të mund të ndjekin një shkollë të mesme e të angazhohen në aktivitete për të mësuar mbi shoqërinë dhe kulturën amerikane.

Youth Exchange and Study është një program pa pagesë që siguron bursa studimi për nxënësit e shkollave të mesme nga vendet YES për të kaluar deri në një vit akademik duke ndjekur një shkollë të mesme amerikane.

Fokusi i këtij programi është zhvillimi i komunikimit ndërmjet qytetarëve nga Shtetet e Bashkuara dhe vendeve partnere, me qëllim ngritjen e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Nxënësit jetojnë në një familje pritëse, ndjekin një shkollë të mesme, angazhohen në aktivitete për të mësuar mbi shoqërinë dhe kulturën amerikane.
Programi “Youth Exchange and Study” mbështetet finaciarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kushtet që duhet të plotësojë aplikanti:

– Datëlindja nga 1 janar 1998 – 15 korrik 2000
– Nxënës në shkollë të mesme, klasa e 10 ose 11
– Nxënës me rezultate të mira
-Të kenë nota të mira
– Njohuri të mira të gjuhës angleze
– Të jetë shtetas shqiptarë
Ndërsa dokumentet që duhet të paraqesë janë :
– Fotografi të kohëve të fundit 3 x 4 cm;
– Pashaportë, ose certifikatë lindjeje, ose kartë identiteti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button