Home / Kronika / Reforma zgjedhore, Gjiknuri pret ambasadoren gjermane Susanne Schütz

Reforma zgjedhore, Gjiknuri pret ambasadoren gjermane Susanne Schütz

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili mban edhe detyrën e sekretarit për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste priti të mërkurën në një takim ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz. Në qendër të takimit ka qenë reforma zgjedhore.

“Me ambasadoren e Gjermanisë Susanne Schütz biseduam rreth përpjekjeve të vazhdueshme të PS-së për të çuar përpara reformën zgjedhore, me konsensus sa më të gjerë politik e në konsultim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare që monitorojnë standardet për zgjedhjet”, tha Gjiknuri pas takimit me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: