Bota

IRLANDË – Merkel: E di çfarë do të thotë kur muret bien

“Vij personalisht nga një vend i cili prej kohësh ka qenë i ndarë nga një mur, pasi kam jetuar 34 vjet prapa Perdes së Hekurt dhe e di se çfarë do të thotë kur muret bien, kur kufijtë zhduken dhe kur ne duhet të bëjmë gjithçka që kjo bashkëjetesë paqësore të ruhet”, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një vizite në Dublin.

Kancelarja Merkel pati një takim me kryeministrin irlandez Leo Varadkar dhe të dy liderët dhanë një konferencë të përbashkët shtypi në Dublin pas bisedimeve me fokus procesin Brexit, ku Merkel falenderoi Varadkar për ftesën në një tryezë e rrumbullakët me persona nga zonat kufitare të Irlandës Veriore dhe Jugore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button