☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 70.24 ▼2.34%
ARI 4,103 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,334 ▲ +2.86% ETH $1,586 ▲ +3.57% XRP $1.0638 ▲ +4.67% SOL $72.1300 ▲ +8.81%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 70.24 ▼2.34 % ARI 4,103 ▲1.37 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 70.24 ▼2.34 % ARI 4,103 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Konferenca e OKB-së për klimën në Tiranë, Klosi: Pjesëmarrja e Kosovës e dakordësuar

“Ajo që u thashë dhe zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara është që askush nuk duhet të ëndërrojë që do të ketë një mjedis të pastër nëse ka ende ëndrra të tilla që një vend mund të përjashtohet nga projektet dhe vendimmarrja në tavolina të përbashkëta”, tha ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Fatmir Matoshi pas incidentit të ndodhur me delegacionin serb në Konferencën e Klimës në Tiranë.

Konferenca, pas largimit te delegacionit serb, me pretendimin se Kosova nuk është anëtare me të drejta të plota e OKB-së, do zhvillohet në nivel teknik. “Megjithatë ne e kemi shfrytëzuar si mundësi që të takojmë të gjithë donatorët për të diskutuar me ta dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre për projektet tona në vazhdim”, sqaroi ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi.

Sipas tij, “do vazhdojmë që në mënyrë bilaterale me gjithë donatorëtë të bisedojmë, të paraqesim projekte konkrete në fushën e mjedisit”.

Ndërsa, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi sqaroi se aktiviteti është një organizim nga Kombet e Bashkuara nën rregullat dhe procedurat e tyre.

“Ne si vend mikpritës i këtij aktiviteti, ftuam ministrin Matoshi me të cilin patëm mundësi ditën e djeshme dhe do të vazhdojmë dhe sot gjatë gjithë ditës diskutimet bilaterale me ministrat e tjerë të rajonit”, tha Klosi.

Sipas tij, konferenca do diskutojë një sërë problematikash që kanë të bëjnë me rajonin tonë por ajo që është më e rëndësishme në këtë konferencë është thelbi i diskutimit të saj është sesi vendet e rajonit do bëheni së bashku për të pasur mundësi të paraqesin projekte të përbashkëta dhe për të përfituar nga fondet ndërkombëtare në mënyrë të përbashkët. “Kur vjen puna tek fondet Kosova është pjesë e këtij diskutimi”, tha Klosi.

“Sot në patëm një pozitivitet real pasi Kombet e Bashkuara dhe gjithë donatorët e pranuan Kosovën si pjesë të kësaj tryeze. Pjesa e diskutimeve për projektet e përbashkëta do të vijojë normalisht gjatë dy ditëve të kësaj konference”, vijoi Klosi.

“Ne kishim një dakordësi me Serbinë dhe Kombet e Bashkuara për sa i përket prezencës së Kosovës si e ftuar speciale. Konferenca po zhvillohet në nivel më të lartë ministror, zëvendësministra dhe stafe teknike. “Dita e sotme shënon një hap para në procesin e njohjes së Kosovës nga Kombet e Bashkuara”, përfundoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.