Home / Kronika / Italianët e bëjnë të sigurt, Reja dhe Duka gjejnë akordin

Italianët e bëjnë të sigurt, Reja dhe Duka gjejnë akordin

Armand Duka nuk ka qenë ditën e djeshme në Itali për t’u takuar (vetëm) me Alberto Zakeronin. Sipas asaj që bën me dije “Radio Kiss Kiss” Napoli dhe portale të ndryshme sportive në gadishullin Apenin, kreu i FSHF-së ka zhvilluar një takim edhe me Edoardo Rejën, kandidatin e shumë përfolur si trajnerin e ardhshëm të stolit kuqezi.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga “Radio Kiss Kiss”, Duka dhe Reja kanë zhvilluar një takim ku kanë detajuar çdo gjë dhe parimisht kanë arritur akordin, për të cilin tashmë mungon vetëm zyrtarizimi. Reja pritet të vazhdojë me të njëjtat kushte ekonomike si të Kristian Panuçit (250 mijë euro në vit), ndërsa ndihmës i tij mund të jetë Leonardo Koluçi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: