Home / Kronika / Reagon Ambasada Holandeze: Si duhet të veprojnë nënshtetasit shqiptarë për të udhëtuar në Shengen

Reagon Ambasada Holandeze: Si duhet të veprojnë nënshtetasit shqiptarë për të udhëtuar në Shengen

Ambasada e Holandës në Tiranë ka publikuar një sqarim pasi Parlamenti i Hollandes i ka kërkuar qeverisë hollandeze të kërkoje ndërprerjen e mekanizmit të rregjimit pa viza.

“Qeveria hollandeze për momentin është duke shqyrtuar hapat të cilat duhet të ndërmarrë”, thuhet në njoftim.

“Për momentin, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: të gjithë nënshtetasit shqiptarë  mbajtës të një pashaporte biometrike  mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh”, përfundon njoftimi.

Vendimi

5 parti politike në Holandë kërkuan votim në Parlament për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Partitë që e ndërmorën këtë hap janë: VVD, CDA, PVV, SP, CU; të cilat bashkërisht kanë 92 deputetë nga 150. Votimi u krye të martën pasdite dhe ishte në mbështetje të kërkesës së partive.

Kërkesa e tyre erdhi pasi ka pasur një rritje të ndjeshme të kriminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë, duke argumentuar se këto organizata kriminale keqpërdorin mundësitë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe me të, të zgjerojë më tej rrjetin e kontrabandës. Si rrjedhojë pezullimi i vizave për Shqipërinë synon parandalimin e krimit ndërkufitar,  ndaj Parlamenti i kërkon qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave.

Ministria e Jashtme: Nuk besojmë që Komisioni Europian do e miratojë kërkesën e Holandës

Në një reagim të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme (MEJP) thuhet se  votimi i Dhomës së Dytë të Përfaqësuesve në Parlamentin Hollandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian inicimin e procedurës për pezullimin përkohëshëm të liberalizimit të vizave nuk ndryshon rregullat e lëvizjes drejt vendeve shengen.

Shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të lëvizin të lirë drejt vendeve shengen sipas praktikës të derisotme dhe duke plotësuar vetem kushtet aktualisht në fuqi.

Nje shtet anëtar i BE mund t’i kërkojë Komisionit Evropian hapjen e procedurës së pezullimit të lëvizjes pa viza vetëm mbi bazën e kushteve të mirëpërcaktuara në legjislacionin e BE dhe asnjë kusht nuk plotësohet për paraqitjen e kësaj kërkese nga Holanda për Shqipërinë. Gjithësesi është Komisioni Evropian që do të shqyrtonte kërkesën dhe do t’i jap përgjigje asaj. Duke gjykuar objektivisht, në bazë të fakteve dhe shifrave zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është besimplotë se rezoluta në fjalë nuk mund të gjejë mbështetje në Komisionin Evropian, pasi asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm nuk eshte plotësuar në rastin e Shqipërisë, thuhet në reagim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: