Home / Ekonomia / Sejko në Kuvend: 2018-ta vit progresi për ekonominë dhe financat shqiptare

Sejko në Kuvend: 2018-ta vit progresi për ekonominë dhe financat shqiptare

Guvernatori i Banksë së Shqipërisë Gent Sejko, deklaroi të mërkurën se, “2018 ishte një vit progresi për ekonominë dhe financat shqiptare. Aktiviteti ekonomik dhe punësimi vijuan të zgjerohen, pagat dhe presionet e brendshme inflacioniste erdhën në rritje, treguesit kryesorë të shëndetit të sektorit bankar shënuan përmirësim, dhe një sërë indikatorësh të balancave të brendshme dhe të jashtme ekonomike erdhën drejt forcimit”.

Gjatë raportimit të veprimtarisë vjetore të Bankës së Shqipërisë për vitin 2018, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, Guvernatori Sejko, tha se, ritmi i rritjes ekonomike u përshpejtua në 4.1% gjatë vitit 2018, ajo pasqyroi kontribute pozitive nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve të biznesit dhe i eksporteve”.

“Punësimi në ekonomi u rrit me 1.6% gjatë vitit të shkuar, ndërsa norma e papunësisë u ul në nivelin 12.3%, nga 13.4% një vit më parë. Deficiti i llogarisë korrente zbriti në 6.7% të PBB-së gjatë vitit 2018, nga niveli 7.5% i një viti më parë. Përmirësimi i tij reflektoi në një masë të madhe rritjen e aktivitetit turistik”- deklaroi Sejko.

Sipas tij, deficiti buxhetor dhe borxhi publik vijuan të shënojnë një tendencë rënëse, duke pasqyruar si kursin konsolidues të politikës fiskale, ashtu dhe rritjen ekonomike dhe forcimin e kursit të këmbimit. Ndërsa sektori bankar forcojë pozitat e mirëkapitalizimit.

Inflacioni vjetor, vijoi Guvernatori, rezultoi mesatarisht 2.0%. Ndërsa Banka e Shqipërisë, ka ndjekur një politikë monetare stimuluese, e cila ka nxitur rritjen ekonomike zgjerimin e konsumit të biznesit, familjeve dhe sektorit publik.

“Politika monetare lehtësuese, (ulja e norms bazë të interesit për lekun në nivelin 1%) ka ndikuar në rritjen me 0.5% të ekonomisë, rritjen e konsumit, zgjerimin e kreditimit dhe të aktivitetit të sipërmarrjes”- theksoi Guvernatori.

Sipas tij, gjatë vitit 2018 është rritur cilësia e kredisë. Kredia me probleme u ulë në nivelin 11,1% kundrejt 13% që ishte një vit më parë. Ndërsa sistemi bankar vijoi konsolidimin dhe sot operojnë në treg 12 banka nga 14 që ishin një vit më parë. Në fund të vitit 2018, rezerva valutore arriti nivelin 3.4 miliardë euro, i mjaftueshëm për të mbuluar 6.7 muaj importe mallrash dhe shërbimesh dhe 156% të borxhit të huaj afatshkurtër.

Guvernatori informoi se, BSH ka rritur masat për parandalimin e pastrimit të parave dhe ky hap u vlerësua nga institucionet ndërkombëtare të linjës. Ruajta e stabilitetit financiar dhe arritja e inflacionit në objektivin 3% mbetet mision i punës së Bankës Qendrore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: