Parlamentare

Marrëveshje me Bosnje-Hercegovinën për informacionin e klasifikuar

Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-dhe-Kryeministri-Edi-Rama-gjate-seances-se-pare-parlamentare-ne-hapje-te-Sesionit-te-Trete_1-320x198Kuvendi miratoi sot në seancë plenare ratifikimin e marrëveshjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Bosnje-Hercegovinës për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
Kjo marrëveshje synon të mbrojë dhe të sigurojë palët që informacioni i klasifikuar, i shkëmbyer, në kuadër të bashkëpunimeve në fusha të ndryshme, do të mbrohet në përputhje me standardet e sigurisë të përcaktuara në këtë dokument.
Sipas marrëveshjes, ‘i klasifikuar’ nënkuptohet informacioni, dokumentet dhe materialet, pavarësisht nga forma, natyra ose mënyra e transmetimit të tyre, të përgatitura ose që përgatiten, për të cilat është caktuar në një shkallë klasifikimi ose nivel sensitiviteti dhe që, në interes të sigurisë kombëtare dhe në pajtim me ligjet e rregulloret kombëtare të palëve, kërkon mbrojtje ndaj çdo shkeljeje, shkatërrimi, përvetësimi, përhapjeje, humbjeje, aksesi nga ndonjë individ i paautorizuar ose çfarëdo lloj tjetër komprometimi.
Fusha e veprimit të kësaj marrëveshjeje është përcaktimi i rregullave të përgjithshme të sigurisë, që do të zbatohen për çdo shkëmbim informacioni të klasifikuar ndërmjet palës shqiptare dhe asaj boshnjake apo ndërmjet institucioneve të tyre publike ose private, të cilat u nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të tyre kombëtare.
Kuvendi ratifikoi sot edhe memorandumin e mirëkuptimit për kuadrin institucional të iniciativës për gatishmërinë dhe parandalimin e katastrofave për Evropën Juglindore. Kjo iniciativë është lançuar që në vitin 2000 nga Pakti i Stabilitetit për Europën Juglindore, në një përpjekje për të kontribuar në zhvillimin e një strategjie të bashkuar rajonale në gatishmërinë dhe parandalimin e fatkeqësive për vendet e këtij rajoni.
Gjithashtu, seanca e sotme plenare vendosi shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të disa ndryshimeve në ligjin “Për akcizat”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button