Home / Politika / Ambasadori Cutillo: Shtyrja e zgjedhjeve do të ishte “një arnë më e keqe se e grisura”

Ambasadori Cutillo: Shtyrja e zgjedhjeve do të ishte “një arnë më e keqe se e grisura”

“Të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha, pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës, duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “një arnë më e keqe se e grisura”, deklaroi nga Shkodra, ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo.

Në një takim me të rinjtë në Shkodër, ambasadori Cutillo iu përgjigj interesit të tyre lidhur me proceset integruese të Shqipërisë, por dhe ndikimin që ka kriza politike në këtë proces.

“Është e qartë se zgjedhjet sikur ne i imagjinojmë apo janë zhvilluar, janë zgjedhje që të gjitha partitë politike që pretendojnë se kanë elektoratin e tyre, parti që kanë zë të shprehen dhe mbështetjen e zgjedhësve të tyre, prezantojnë listat dhe më pas kush merr më shumë vota është fitues”, tha fillimisht Cutillo.

Në Shqipëri, vijoi ai, “kemi mbërritur në një situatë komplekse ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike kanë vendosur të mos futen në zgjedhje”.

“Në këtë pikë rregullat kanë devijuar dhe nuk mund të thuhet çfarë është më logjike, të zhvillohen zgjedhje apo të shtyhen çka do të sillte ndryshime në ligj dhe Kushtetutë”, tha Rama.

Ndryshimi i dytë, sipas tij, “mund të jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka”. “Prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “një varr më të keq se gropa” por nuk janë sugjerime që më takojnë mua ti bëj”, tha Cutillo.

Ambasadori italian se ka 3 skenarë të mundshëm të cilat nuk përjashtohen për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Janë tre mundësi pas rekomandimit, e para është që në të gjitha vendet në unanimitet të aprovojnë çeljen e negociatave, kjo është dicka që shqiptarët dëshirojnë, por dhe Italia dhe populli italian dëshiron, por dhe pjesa me e madhe e vendeve është dakord me këtë mundësi. Kështu që mund të kishim një datë për çeljen e negociatave që parashikohet në fundvit”, tha ai.

E dyta, sipas tij, është që t’i mohohet çelja e negociatave. “Mund të deklarohet që përpos rekomandimit ka akoma rrugë për të bërë dhe të përcaktohen modalitete të reja. Mundësia e tretë është që Komisioni Europian të shtyj vendimin, kjo pasi mes rekomandimit më 29 maj dhe vendimit për negociatat me 20 qershor është një kohë e shkurtër. Dosja është voluminoze ndaj nuk do ishte çudi që ndonjë vend të thoshte që nuk kemi pasur kohë ta studionim”, shtoi ambasadori.

Dihet tashmë që ka shtete që janë në mëdyshje, tha ambasadori, por ka dhe shtete me lëvizje politike që janë kundër zgjerimit , jo vetëm me Shqipërinë. “Nuk është surprizë të them që Franca dhe vendet e ulëta janë shprehur kundër. Holanda po diskuton në parlament heqjen e vizave për Shqipërinë” tha ai.

Ambasadori italian ishte në Shkodër në kuadër të festës së Republikës së Italisë në një sërë aktivitetesh social-kulturore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: