Kronika

Xhaçka në Korçë: Do ju ndihmojmë në rimëkëmbjen e shtëpive

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka qenë në fshatin Flloq të Korçës, ku ka vizituar nga afër banorët e prekur nga tërmeti.

Xhaçka u shpreh se dhjetëra familje në këtë zonë janë në vështirësi. Ajo shtoi se MM po punon për të mbështetur mesa mundet banorët e prekur, me ushqime, ilaçe dhe strehim.

Ministrja Xhaça theksoi se Ministria e Mbrojtjes do të japë ndihmë edhe në rimëkëmbje të shtëpive. Ajo tha se do të dëmshpërblehet çdo banor i prekur nga tërmetet. Më tej, Olta Xhaçka nënvizoi se strukturat e vullnetarëve shtetërore i janë bashkuar MM-së në këtë aksion.

Korça u trondit nga tërmetet e vazhdueshme. Si rrjedhojë u shkaktuan shumë pasoja në banesa, ndërsa janë plagosur edhe 5 persona. Banorët janë strehuar përkohësisht në qendra sociale ose spitale, kurse autoritetet kanë premtuar rikonstruksion të banesave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button