Home / Politika / Kryesuesi i OSBE-së bën thirrje udhëheqësve politikë të demonstrojnë përmbajtje dhe respekt

Kryesuesi i OSBE-së bën thirrje udhëheqësve politikë të demonstrojnë përmbajtje dhe respekt

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane në Sllovaki ,Miroslav Lajçák, shpreh sot shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat mund të thellojnë më tej krizën politike dhe të sjellin ndalesa në funksionimin e institucioneve shtetërore.

Miroslav Lajçák u bëri thirrje udhëheqësve politikë të demonstrojnë përmbajtje dhe respekt, për legjislacionin në fuqi, si dhe për rolet kushtetuese të institucioneve përkatëse demokratike.

Ai theksoi se pret nga udhëheqësit të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar, për përfaqësuesit e tyre brenda afatit kohor të përcaktuar nga kuadri ligjor shqiptar.

Ai gjithashtu shprehu besimin e tij se Shqipëria është e aftë të merret me këtë situatë, brenda kornizës së saj kushtetuese dhe ligjore dhe do të gjejë një zgjidhje, që do t’i mundësojë vendit të përqendrohet në sfidat që qytetarët e Shqipërisë i konsiderojnë të rëndësishëme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: