Home / Ekonomia / Fokusimi i FEDinvest në produktet Agro me asistencë të huaj

Fokusimi i FEDinvest në produktet Agro me asistencë të huaj

Në kuadrin e  projektit  “Aksesimi i shërbimeve financiare” i ekzistuari së shumti në zonat rurale ka vazhdimësinë që funksinohet së shumti dhe me ardhjen e ekspertëve disa ditë më parë në komunikimin teritorial të zonave në Lushnje po  edhe në Kavajë e Berat.

Një partner i rëndësishëm është  Rabobank i cili mbështjet me asistencë teknike dhe kontribuon në përmbushjen e objektivave të biznesit dhe zhvillimin SME-ve në kuadrin projektit të lartëpërmëndur.

Në këto teritore ka një shtrirje gjeografike  në qendër të Shqipërisë  ku drejtimi kryesor është bujqësia dhe FED invest ka ditur gjithashtu të krijojë partneritete efektive strategjike me institucione të rëndësishme ndërkombëtare, që po e mbështesin fuqishëm në rrugën e tij të konsolidimit.

Po në anën e komunikimit  veҫojmë rrethin e Lushnjes që njihet për faktin që ka 6 degë dhe mbi 5000 anëtarë, ku kredimarrës shënohen mbi 1250 anëtarë, fermerë të financuar nga FED invest që në vitin 2000 në rrethin e lartpërmendur.

Peshën më të madhe  në sektorin e bujqësisë e kanë produktet e serrave, të cilat tashmë furnizojnë jo vetëm tregun vendas por edhe atë të rajonit.

Kërkesa në rritje për siguri ushqimore dhe prodhime organike rrit nevojën për përshtatje me teknologjitë më të fundit, zgjidhje më efiçiente për transformimin e biznesit bujqësor, me qëllim rritjen e produktivitetit dhe përmbushjen e të gjitha nevojave të tregut.

Prezantuam vetëm disa tregues nga Lushnja, po e përgjithshmja qëndron në sektorët teritorial.  FED invest prezente në të gjithë vendit  është cilësuar si  Industria e agropërpunimit,  rezulton si një ndër sektorët me rezultatet më të mira gjatë vitit 2018, por edhe gjatë vitit në vazhdim.

A.Selimi

Leave a Reply

%d bloggers like this: