Home / Ekonomia / Bashkëpunimi rajonal, drejtorët e Doganave mblidhen në Prishtinë

Bashkëpunimi rajonal, drejtorët e Doganave mblidhen në Prishtinë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta mori pjesë në takimin rajonal informal të 4-të të nivelit të lartë të drejtorëve të Përgjithshëm të Administratave Doganore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Prishtinë.

Në këtë takim morën pjesë, Bedri Hamza, ministër i Financave të Kosovës, Ruairi O’Connell, ambasadori britanik në Kosovë, drejtorët e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Doganës së Maqedonisë së Veriut dhe Doganës së Malit të Zi.

Në fjalën e tij, drejtori i Doganave Shqiptare, Arlind Gjokuta, theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit në kohë reale mes strukturave doganore rajonale, si një shtyllë e fortë jo vetëm në ruajtjen e sigurisë, por edhe zhvillimin e një tregtie të pastër dhe të ndershme.

“Ky bashkëpunim do të na bëjë më të fortë në drejtim të luftës së përbashkët ndaj fenomeneve që shqetësojnë rajonin si terrorizmi, pastrimi i parave, lufta kundër trafikut të mallrave të ndaluara, kontrabanda dhe tregtia ilegale”, u shpreh Gjokuta.

Takimi i Prishtinës është i katërti i këtij lloji dhe vjen si vazhdimësi e takimeve rajonale informale të nivelit të lartë të drejtorëve të Përgjithshëm të Administratave Doganore të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6) – që janë organizuar më parë në Shkup, Tiranë dhe Podgoricë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: