Home / Ekonomia / Shqipëria fillon heqjen e tarifave roaming për shtetasit e Kosovës

Shqipëria fillon heqjen e tarifave roaming për shtetasit e Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës,  Valdrin Lluka ka bërë të ditur se tashmë Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming për qytetarët e Kosovës.

Pra të gjithë shtetasit e Kosovës, të cilët vizitojnë Shqipërinë tashmë mund të komunikojnë pa roaming.

“Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming për të gjithë qytetarët e Kosovës që vizitojnë mëmëdheun. Komunikim të këndshëm!”, shkruan ai.

E në deklarimet e fundit zyrtarët e qeverisë së Kosovës patën premtuar se heqja e roamingu mes Kosovës dhe Shqipërisë do të bëhet në muajin maj të këtij viti.

“Ne, si Kosovë, jemi gati menjëherë ta zbatojmë romingun, por besoj që edhe Tirana shumë shpejt besoj përmes vendimit të Qeverisë dhe Parlamentit do ta marr atë vendim dhe në maj nuk do të kemi problem me romingun, dhe do të zbatohet”, pati thënë ditë më parë në një deklarim për media  koordinatori kombëtar i të dy qeverive, Fatmir Limaj.

Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një vend tjetër nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile. Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti.

Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Kurse në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Digjital të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të romingut mes vendeve të Ballkanit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: