Home / Kronika / Procedurat e shkarkimit, Hysi: Të hënën kemi kërkuar paraqitjen e Metës në Komisionin e Ligjeve

Procedurat e shkarkimit, Hysi: Të hënën kemi kërkuar paraqitjen e Metës në Komisionin e Ligjeve

“Komisioni i Ligjeve ka kërkuar që ditën e hënë të paraqitet për një seancë dëgjimore Presidenti Ilir Meta, pasi është miratuar kërkesa për shkarkimin e tij”, tha deputetja e PS-së Vasilika Hysi gjatë një interviste televizive. Hysi ka folur për hapat që do të ndiqen për shkarkimin e tij. E pyetur nëse ky është një akt force, sepse mungon Gjykata Kushtetuese, Hysi është shprehur se po zbatojnë procedurën dhe ligjin.

”Në fakt dallimi midis mazhorancës dhe opozitës është se në zbatojmë procedurën dhe ligjin ndërsa aktet e forcës dhe të dhunë i tregon opozita. Komisioni i Ligjeve ka marrë një kërkesë të nënshkruar nga 55 deputetë të PS-së për të filluar procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Në bazë të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, Komisioni i Ligjeve fillon procedurën e përcjellë nga Kryetari i Kuvendit për të cilën është vënë në dijeni edhe Presidenti. Sot kemi pasur seancën e parë dëgjimore ku u prezantua kërkesa ndërsa Komisionin Ligjeve ishte njoftuar më parë për këtë kërkesë. Nuk është për të treguar forcën dhe as dhëmbët, por jemi në një Republikë Parlamentare, në një Republikë ku duhen respektuar institucionet, sovrani dhe duhet të respektohet Kuvendi i Shqipërisë. Është ai që ushtron atributet dhe pushtetet që i ka dhënë sovrani. Për aq kohë sa deputetët mendojnë se ka një shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit, kërkesa e deputetëve duhet të shqyrtohet. Në këtë kuadër ditën e hënë pas shqyrtimit të një kalendari është thirrur të dëgjohet edhe Presidenti i Republikës, nëse dëshiron të vijë dhe të japë më shumë argumente në Komision”, – deklaroi Hysi.

Gjithashtu Hysi u shpreh se “edhe në qoftë se Presidenti nuk paraqitet mbledhja do të vazhdojë. Proceduara dhe rregullorja e përcakton qartë që Presidenti i Republikës njoftohet për t’u dëgjuar, por nëse nuk dëshiron të vijë, Komisioni i Ligjeve vazhdon procedurën dhe kjo procedurë brenda 15 ditëve duhet mbyllur, për t’i kaluar një raport seancës plenare. Është seanca plenare ajo e cila, pasi lexon raportin dhe vendos për ta miratuar apo rrëzuar atë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: