Ajo që bie në sy është edhe prezenca e kreut të KQZ-së Klement Zguri, i cili më herët i kishte bojkotuar, madje ishte distancuar publikisht edhe me qëndrimet që merrte ky komision.

Por pavarësisht se është kthyer në mbledhje, Klement Zguri e ka bërë të qartë se do të votojë vetëm për kërkesën e OSBE-së ashtu siç ka bërë dhe jo për pjesën tjetër të rendit të ditës.

“Nuk ka përpjekje nga askush për të bërë një vlerësim ligjore dhe real të dekretit. Unë jam kundër vendimarrjeve në parim”,- tha ai.

Njoftimi i KQZ

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv.Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes, më datë 21.06.2019, Ora 10:00, me rend dite:

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për lirimin dhe emërimin e anëtarëve të KZAZ- ve nr. 14, 42, 43, 47, 56, 89 dhe sekretarëve të emëruar kryesisht të KZAZ-ve nr. 24, 36, 54, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Vizion Plus, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Report TV, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për miratimin e përfaqësuesve të agjensisë së lajmeve “ Anadolu Agency”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për një shtesë në vendimin 647 të datës 24.05.2019, për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga KRIIK, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve të Republikës të Maqedonisë së Veriut, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për shqyrtimin e kërkesës të Qendrës për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.