Kronika

Aksident në autostradën Lushnje – Fier, humb jetën 18-vjeçari

Një aksident rrugor i ka kushtuar jetën një 18- vjeçari nga Hyzgjokaj i Lushnjes. Përplasja e mjetit me të cilin udhëtonte Klodian Sharka me tre shokë të tij, ka qenë fatalë për Sharkën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2.30 të së mërkurës, në zonën e quajtur “Pushimi i Shoferit” në autostradën Lushnje – Fier. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, por dhe mosrespektimi i rregullave të sigurisë.

Sharka ka qenë në sediljen e pasme, por hetimet e para tregojnë se nuk kishte vënë rripin e sigurisë, përdorimi i të cilit nga tre shokët e tjerë ka bërë që ata nga ky aksident të dalin me plagë të lehta. Policia ka shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve për të sqaruar rrethanat e tij, ndërsa mësohet se njëri nga drejtuesit kishte konsumuar alkool në dozë të lartë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button