Home / Rajoni / Maqedoni: Korridori 8, në 2022 hekurudha deri në Shqipëri

Maqedoni: Korridori 8, në 2022 hekurudha deri në Shqipëri

spanjaQeveria e Maqedonisë nënshkroi marrëveshje me konsorciumin e përbërë nga kompania spanjolle “Tipsa” dhe atë franceze “Lui Berzhe” për projektin ndërtimorë dhe dizajnin e ndërtimit të hekurudhës nga Kërçova deri në kufi me Shqipërinë në vendin e quajtur Lin, që është pjesë e korridorit 8. Përpunimi i projektit duhet të fillojë më datën 15 të këtij muaji dhe të përfundojë për 22 muaj. Në fazën e parë do të punohet në shpronësimin e tokës ndërtimore, pas së cilës do të vijojë thirrje për kompanitë e interesuara që do ta ndërtojnë hekurudhën. Për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë-Lin me gjatësi prej 60 km do të shpenzohen rreth 350 milion euro. Pjesa Kërçovë-Lin është pjesa e pandërruar e linjës perëndimore të Korridorit 8 që lidh Detin e Zi, Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Italinë. Planet janë që pjesa hekurudhore e korridorit 8 të përfundojë për 8 vite gjegjësisht deri vitin 2022

Leave a Reply

%d bloggers like this: