Politika

Meta ka marrë drejtimin e opozitës, sa herë dështon Luli, ndërhyn ai

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Presidenti Ilir Meta ka marrë drejtimin e opozitës sa herë dështon Luli, ndërhyn Iliri, është fatkeqësi e madhe për institucionin”.

Në një takim me banorët e njësisë nr. 4 paraditen e sotme, Kryeministri Rama theksoi se “erdhi dita që Bujar Nishani të duket si Xhefersoni, habi e madhe. Kur ne bëmë marrëveshjen atëherë, që ishte marrëveshje e deklaruar nga të dy palët më kujtohet të nesërmen ata të Presidencës merrnin në telefon na dërgoni letrën më firmë të përbashkët që jeni dakord me shtyrjen një jave të zgjedhjeve që ishte brenda afatit të përcaktuar nga ligji zgjedhor dhe brenda kornizës kushtetuese, për të bërë këtë ndryshim e kërkonte me shkrim”.

“Ky tjetri hapni vendin se do hidhem, është habi e madhe i hodhi benzinë zjarrit me marrëzinë e shfirmosjes së vet”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “sot e ka marre përgjigjen shume të qartë ajo histori nga kolegji zgjedhor se është Kolegji Zgjedhor, gjykata që vendos dhe është pa të drejtë ankimi askush nuk mud të vë në diskutim vendimin e Kolegjit Zgjedhor që vulos zgjedhjet”.

Duke komentuar takimin e sotëm të Presidentit Meta me kreun e opozitës Lulzim Basha, Rama tha se “mund të bëjnë ca të duan, por kjo s’ka asnjë rëndësi është nul, është kot këtu ka institucione nuk është çështja secili ka pjesën e vet. Presidenti nuk ka asnjë të drejtë në asnjë rresht të Kushtetutës, por kur e lexon Kushtetutën në filxhan mund të fantazosh e të bësh”.

Sipas tij, Meta mund të marrë vendim t’i shpall luftë BE dhe SHBA-së, por të gjithë njerëzit e kuptojnë, pjesa dërrmuese e neverit, pjesa tjetër e kupton po ngaqë është në pozitë tifozlliku thotë hajt mos del ndonjë gjë, faktikisht është një marrëzi.

“Problemi me këta është mirë që u çmenden, por u çmenden të gjithë përnjëherë”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button