Home / Sporti / Tare tregon se si reaguan Maldini dhe Boban kur e refuzoi Milanin

Tare tregon se si reaguan Maldini dhe Boban kur e refuzoi Milanin

Puna e mrekullueshme që po e bën viteve të fundit në Lazio si drejtor sportiv kishte bërë që gjiganti italian dhe evropian, Milani, ta lakmojë shqiptarin Igli Tare. Rossonerët besonin se ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare do të mund të bënte punë të shkëlqyeshme edhe në Milanello dhe se do të mund t’u ndihmonte në rimëkëmbjen e Milanit.

Andaj, dy legjendat e Milanit, të cilët së fundmi morën pozita të larta drejtues në klubin e zemrës, Zvonomir Boban dhe Paolo Maldini, e kishin ftuar Taren që t’u bashkohet në Milan dhe bashkërisht ta çojnë lartë klubin kuq e zi, transmeton Gazeta Express. Por, Tare nuk kishte mundur ta lë Lazion pas 15 vjetëve të kaluara në klubin për të cilin edhe kishte luajtur si futbollist.

Dhe, Tare nuk është penduar që e refuzoi njërin prej klubeve më të mëdha në botë, kampionin e shtatëfishtë evropian.

“Nuk mendoj se refuzimi për të punuar te Milani do ndikojë në karrierën time. Kam qenë te Lazio për 15 vite. Zgjedhjen për të qëndruar e bëra prej dashurisë”, ka deklaruar Tare, i cili e ka rrëfyer përvojën e tij me legjendat Boban dhe Maldini.

“Jam i nderuar që pata interes nga Boban e Maldini. Fola me ta, e di që Milani është jeta e tyre. Por, e pranuan “jo”-në time me një respekt të madh. E dinin se do të ishte e vështirë për mua që të merrja këtë hap”, ka theksuar Tare, i cili tani mbetet i përkushtuar që të shënojë suksese tjera në Lazio.

Leave a Reply

%d bloggers like this: