Home / Kronika / Shqipëria merr drejtimin e Ministerialit të Ministrave të Mbrojtjes të Europës Juglindore, Korrik 2019-Korrik 2021

Shqipëria merr drejtimin e Ministerialit të Ministrave të Mbrojtjes të Europës Juglindore, Korrik 2019-Korrik 2021

Dorëzimi dhe marrja e kryesimit të Sekretariatit të SEDM nga vendi ynë, do të zhvillohet më datë 30 gusht 2019, në Larisa, Greqi, vendi që është dislokuar Brigada e SEEBRIG

Prej datës 1 korrik 2019, vendi ynë ka marrë zyrtarisht, për një periudhë dy vjeçare, kryesimin e Sekretariatit të iniciativës më të madhe rajonale, Ministeriali i Ministrave të Mbrojtjes të Europës Juglindore, SEDM (South Eastern Defense Ministerial).

Për këtë qëllim, Gjeneralmajor Achilles Tauxis dhe Sekretariati i SEDM, që është mbajtur nga Greqia për periudhën 2017–2019,  zhvilluan në ditët e para të muajit korrik 2019, një vizitë zyrtare në vendit tonë. Qëllimi i kësaj vizite është dorëzimi i kryesimit të Sekretariatit të SEDM vendit tonë, dorëzimi i arkivit si dhe dokumenteve të tjera origjinale në kuadër të kësaj iniciative.

Gjeneralmajor Achilles Tauxis, drejtor i Sekretariatit të SEDM nën kryesimin e Greqisë, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, zhvilloi një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Politikave të Mbrojtjes z.Florian Kali, takim në të cilën u bë dhe dorëzimi i kryesimit të Sekretariatit të SEDM. Më herët, delegacioni grek zhvilloi takime kortezie me zëvendësministrin e Mbrojtjes z. Petro Koçi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

Ceremonia zyrtare për dorëzimin dhe marrjen e kryesimit të Sekretariatit të SEDM nga vendi ynë, do të zhvillohet më datë 30 gusht 2019, në Larisa, Greqi (vendi që është dislokuar Brigada e SEEBRIG), periudhë e cila përkon edhe me 20-vjetorin e SEEBRIG.

Ndërkohë në datat 11-13 qershor 2019, u zhvillua në Shkup të Maqedonisë së Veriut, takimi i zëvendësshefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Evropës Juglindore, në kuadër të iniciativës së SEDM, (South-Eastern Europe Defence Ministerial), ku morën pjesë Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Bosnjë dhe Hercegovina, Greqia, Gjeorgjia, Italia, Rumania, SHBA, Sllovenia, Serbia, Turqia, Ukraina, Kroacia dhe Mali i Zi dhe Moldavia. Në fokus të këtij takimi ishte nxitja e bashkëpunimit ushtarak në Evropën Juglindore, me qëllim forcimin e mëtejshëm të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Procesi i SEDM është iniciuar për herë të parë nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1996 në Tiranë, me qëllim të forcimit të mirëkuptimit, bashkëpunimit politik dhe ushtarak dhe përmirësimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon me angazhim të plotë me parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve anëtare.

 

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: