Home / Kronika / Punonjësit e administratës publike në ‘sitë’, ata që bëjnë punën do rrinë

Punonjësit e administratës publike në ‘sitë’, ata që bëjnë punën do rrinë

Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi sot se do nisë plotësimi i dosjeve për secilin punonjës të administratës publike bazuar në performancën e tyre dhe jo në ngjyrimet politike që ai përfaqëson.

Braçe zhvilloi sot një seancë dëgjimore në komisionin parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku prezantoi raportin e Departamentit të Administratës Publike për vitin 2018.

“Në ministri vazhdojnë ende të jenë në fuqi kontrata të trashëguara brenda ministrisë. Ka ende punonjës që në orën 08:00 nuk shkojnë në zyrë të hapin kompjuterin por shkojnë në kafe. Ju keni të drejtë që thoni si mund të marrin vlerësime pozitive këto. Në 90% të tyre, si mundet. Ne marrim vendime për të larguar punonjës. Po i mëshojmë shumë fort dosjes për secilin nëpunës që vlerësimi të jetë i përputhur dhe i mbështetur në performancën e secilit prej tyre. Po i mëshojmë pjesës se nuk ka intereson përkatësia politike e tyre. Ndryshe do kishim bërë si të tjetër para nesh”, tha ai.

Braçe tha se “për çdo nëpunës do kërkojmë zbatimin e ligjit dhe përmbushjen e objektivave sipas përshkrimit të punës”. “Në rast se bëjnë punën do qëndrojnë nëse jo do ikin. Institucionet reagojnë me vonesë për të shpallur një vend vakant. Do mundohemi të luftojmë idenë e familjaritetit. Nuk do tolerojmë që brenda institucionit të merret ‘njeriu im’. I bëj thirrje të rinjve që duan të bëhen pjesë ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Vëmendja e posaçme në këtë histori është të përzgjedhim njerëz që nuk çedojnë”, tha ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: