Home / Ekonomia / Fabrikë e re për barnat/ Përfundon ndërtimi në Shqipëri i “Noval”

Fabrikë e re për barnat/ Përfundon ndërtimi në Shqipëri i “Noval”

Kryeministri Edi Rama e vuri theksin në krijimin e një mundësie bashkëpunimi mes kësaj kompanie dhe Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në mënyrë që të gjitha produktet ushqimore të prodhuara në vend të marrin vulën e cilësisë dhe të sigurisë nga ky laborator modern.

“Do ishte vërtet shumë me interes edhe reciprok që të shikojmë mundësinë e një projekti bashkëpunimi me laboratorin tuaj, që është në standardet më të larta europiane për sigurinë ushqimore, një projekt bashkëpunimi mes AKU-së dhe jush që do të na garantonte rezultate spektakolare dhe njëkohësisht transparencë të madhe në raport me të gjithë prodhuesit dhe tregtuesit, në mënyrë që të mos kemi shumë fjalë e diskutime dhe për më tepër është shumë e rëndësishme dhe në kuadrin e të gjithë këtyre lehtësimeve që duam të bëjmë në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut, me Kosovën me Malin e Zi për të pasur njohje reciproke të rezultateve. Pra, nëse shkon një produkt me certifikatën tuaj s’kanë çfarë i kontrollojnë më ata. Kjo na vendos në pozita shumë pozitive dhe në raport me Bashkimin Europian që e ka kërkesë shumë strikte sigurinë ushqimore,” u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri tha se me ndërhyrjet e planifikuara në Kodin Penal për të gjithë ata që abuzojnë me cilësinë e prodhimeve ushqimore do të kemi një treg më të sigurt për konsumatorët shqiptarë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: