Home / Kronika / Seanca për ‘Babalen’, zbardhen dëshmitë e Breçanit, Alizotit dhe Nushit

Seanca për ‘Babalen’, zbardhen dëshmitë e Breçanit, Alizotit dhe Nushit

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për dosjen ‘Babale’. Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi, Albert Veliu (Babalja) dhe Fredi Alizoti akuzohen për “kallëzim të rremë”. Partia Demokratike publikoi në maj të 2018-ës një audio-përgjim, në të cilin pretendohej se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedonte me ‘Babalen’ për trafik droge. Audio-përgjimi u konsiderua i sajuar nga prokuroria.
Si dëshmitar është thirrur ish-zyrtari i policisë, Erzen Breçani, dhe ish-shefi i Policisë së Fierit, Albert Nushi, ndërkohë që  i pranishëm është edhe i pandehuri Fredi Alizoti. Gazetari Olldashi përfaqësohet në seancë nga avokati, ndërsa Albert Veliu po gjykohet në mungesë.

Breçani rrëfen njohjen me Babalen: “Njihesha me Albert Veliun, e kam takuar rastësisht te oborri i PD. Më ka kërkuar lekë dhe i dhashë 10 mijë lekë të vjetra se pretendonte që kishte djalin sëmurë. Aty më tha që unë jam Babalja.”

Breçani për bisedat me Alizotin: “Fredi Alizoti më mori në telefon dhe më kërkoi 40 mijë lekë të vjetra se siç më tha, s’kam ku të rri. Më tha që tek ty kam besim dhe do të tregoj të vërtetën, jam i futur nga pala tjetër, por nuk më shpjegoi se nga kush. Më ka thënë Alizoti se kjo gjë po bëhet për azil. Çdo gjë që ai tentonte të më tregonte, unë ia prisja shkurt duke i thënë se nuk më interesonte.”

Deklarata e ish-shefit të policisë u konfirmua nga Alizoti: “Po është e vërtetë çdo gjë që po thotë Breçani.”

Albert Nushi, ish-drejtor i Policisë Fier, rrëfen takimin me Alizotin: “Kam qenë duke ardhur për në Tiranë, isha në Kolonjë, salla operative më mori në telefon sepse kishte shkuar një person me emrin Fredi Alizoti dhe thoshte se donte të kontaktonte patjetër me drejtorin e Policisë Fier. Fillimisht më thanë se dukej si një person i dehur dhe pas shumë insistimeve pasi kishte thënë dua të bëj një kallëzim, salla më kalon numrin e telefonit dhe unë e kam marrë në telefon. Më tha se ishte personi që kishte imituar Geron apo Agron Xhafën. Duke qenë në këto kushte isha i detyruar të kontaktoja drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliun, dhe më pas shkova e takova Fredi Alizotin.”

Leave a Reply

%d bloggers like this: