Home / Arte / Shuhet regjisori, skenaristi dhe producenti Gjergj Xhuvani

Shuhet regjisori, skenaristi dhe producenti Gjergj Xhuvani

Kinematografia shqiptare ka marr sot një lajm të hidhur. Regjisori, skenaristi dhe producenti Gjergj Xhuvani është shuar sot në Romë në moshën 56 vjeçare, pasi ka lënguar nga një sëmundje e rëndë. Bashkë me të jatin shkrimtarin e njohur Dhimitër Xhuvani dhe bashkëshorten, aktoren Luiza Xhuvani, ata janë autorë të disa filmave që janë radhitur në majat e kinematografisë shqiptare, si “Parrullat”, “I dashur armik”, Lindje – Perëndim – Lindje”, ndërsa pritet premiera e filimit të tij më të fundit “Liqeni im”. Krijmtarinë e tij Xhuvani e ka nisur që në vitin 1991 me filmin “Bardhe e Zi” dhe është autor i 15 filmave. Ai është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: