Home / Ekonomia / Shqipëri-Gjermani, bashkëpunim institucional në ndihmë të zejtarisë

Shqipëri-Gjermani, bashkëpunim institucional në ndihmë të zejtarisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj zhvilloi një takim zyrtar në Dhomën e Zejtarisë Koblenz Gjermani.

Sot, delegacioni shqiptar zhvilloi takim me drejtorin e përgjithshëm të Dhomës së Zejtarisë Koblenz, Ralf Hellrich me qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis Dhomës Kombëtare të Zejtarisë Shqipëri dhe Dhomës së Zejtarisë, Koblenz.

Gjatë këtij takimi, pala gjermane prezantoi të gjitha aktivitetet e përbashkëta të kryera nga të dy Dhomat dhe fokusin për të ardhmen.

Presidenti i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë Shqipëri, Luan Bregasi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Dhomës së Zejtarisë, Koblenz Ralf Hellrich nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit.

Marrëveshja parashikon bashkëpunim institucional, me synim të ndihmojë sektorin e zejtarisë për forcimin dhe profilizimin më tej të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë së Shqipërisë në dobi të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme zejtare në kuadrin e integrimit evropian.

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë që në fillimet e saj ka pasur mbështetjen dhe bashkëpunimin e Dhomës së Zejtarisë Koblenz Gjermani, një bashkëpunim i cili ka rezultuar mjaft i suksesshëm deri më tani.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes delegacioni i kryesuar nga Ministrja Denaj zhvilloi një takim me Martin Hummrich, anëtar i Këshillit të Lartë Ministror dhe Drejtor i Drejtorisë në Ministrinë e Ekonomisë, Transportit, Bujqësisë të rajonit Rheinland-Pfalz ku diskutoi rreth politikave në fushën e zejtarisë dhe mundësinë e programeve të përbashkëta dhe asistencë teknike në fushën e arsimit dhe formimit profesional.

Leave a Reply

%d bloggers like this: