Home / Ekonomia / Leter e hapur per turizmin
Petro Dhimitri, Gazetar

Leter e hapur per turizmin

Petro Dhimitri, Gazetar

Nga 25 deri me 31 gusht, agjencite turistike ATHS dhe Kalemi u ofruan 60 shqiptareve nje pakete turistike shtateditore me destinacion: dita e pare ne Rijeke, dita e dyte ne Nise ( vizite edhe ne Monte Carlo), dita e trete dhe e katert ne Barcelone, duke vizituar edhe Kanen), dita e peste ne Marseje, dita e gjashte ne Milano dhe e shtata kthim nga Triestja. Cmimi mjaft i leverdishshem: 329 EURO per person.

          Zhgenjimi i 60 turisteve filloi qe ne diten e pare kur, pa asnje njoftim  paraprak dhe miratim nga ne, keto agjenci kishin shmangur Rijeken me “pretekstin” se nuk kishin mundur te gjenin hotel dhe na degdisen ne Metlica te Sllovenise rreth dyoregjysme me larg, plus mbi nje ore qendrimin ne piken kufitare dhe doganore te atij shteti. Kesisoj ne qe ishim nisur qe ne 3 te mengjesit nga Tirana u sistemuam ne dy  hotele ne oren 1,30 te dites se nesermne. 23 ore-nje udhetim cfilites?!
Me te drejte nje grup te rinjsh protestuan dhe nuk donin te vijonin udhetimin kur mesuan se do te devijohej Rijeka. Mbi dyoregjysme zgjati “kryengritja” e drejte e tyre, po pa asnje rezultat, vec voneses. Kjo shmangie nga programi  nuk ishte e vetmja. Mashtruesit e ketyre agjencive ne diten e dyte ne vend  te na conin ne Nise, na degdisen ne Gap, nje qytet rreth 300 km. larg Nises?! Arsyeja: perseri edhe ne Nise hoteleve u paskesh rene flama?! Pasojat e kesaj shmangieje: Ate nate  “fjetem” ne autobus,  sepse ne Gap arritem ne 7 te mengjesit. U nisem nga Sllovenia ne oren 10 te mengjesit dhe arritem ne hotelin e “NISES” ne oren 7 te mengjesit te dites se neserme. Ne keto dy dite, duke devijuar programin, pame nga jashte ne oren 8.30 te nates vetem Katedralen e Duomos se Milanos, po jo pikat e tjera te perfshira ne program. Diten e trete  arritem ne Barcelone 30 minuta pas mesnates. Pra, tre dite shetitje turistike pa pare asgje nga programi?! Planifikim me i mire nuk ka si te behet?! Duke shkelur programin qe na i kishin printuar mire e bukur, e kishin pare te udhes te mos na conin per te fjetur as ne Trieste, me qe prej andej mund te ktheheshim me shpejt per ne memedhe. Na derguan ne Vicenca, madje duke na turperuar. Pse? Kudo ne bote hotelet te ofrojne edhe mengjesin qe per te tere bujtesit eshte njesoj. Shpikesit e ketyre agjencive per te paguar me pak kishin rene dakord qe neve si shqiptare te na rezervonin nje salle me mengjes me se te pergjysmuar: vetem me buke, qumesht, pak djathe, kur ne sallat e bujtesve te tjere te kenaqej syri nga shumellojshmeria e ushqimeve te tryezave te tyre. Turp, shume turp! Jo, jo, deri ketu nuk duhej te katandisej fyerja, kur ne si  shqiptare nuk kemi pse te trajtohemi si qytetare te dores se trete…Per te vijuar kalvarin tone, ne kthim nga ora 9 e mengjesit te dites se shtate, mberritem ne zemer te Tiranes  te nesermen ne oren 8 te mengjesit.
        Duke lexuar keto rreshta kushdo eshte e natyrshme te pyesi: a ka nje ent shteteror qe i kontrollon keto agjenci? ” Po, po,- tha nje nga turistet,- ka nje ministri enkas per turizmin dhe mjedisin. Nuk e di nese ata nepunes ia referojne kryeministrit bemat e ketyre mashtruesve?! Besoj se jo, sepse ai eshte i vendosur dhe i prere per te ndeshkuar cilindo qe sorollat, genjen, fyen ose vjedh popullin. Mbase ky informacion, po qe se do t’ia referojne, ka per te bere qe ky sherbim  ndaj popullit te vihet ne binare te drejte, ashtu si kudo ne bote. Objekti i turizmit jane qytetet, malet, keshtjellat, muzete. Ne to shkohet me mjete qe i kemi edhe neve njesoj. Po, ndersa bota ka vendosur rregulla fikse, tek ne vazhdon rrumpalla. Ajo fillon qe me hipjen ne autobus. O burra kush te hyje i pari dhe te zere me canta e kapele sa me shume vende. Ka raste qe nis edhe sherri. Bota qe kur ben pagesen cakton edhe vendet me numer. Kryesorja eshte se guidat cdo dite bejne rrotacionin. Kush sot eshte parpara, neser kalon ne fund. Ne kete menyre nuk ka hatermbetje dhe berryla, sepse secili ka paguar njesoj edhe per transportin. Bota ne cdo dy ore ben nje pushim  15 minuta per t’u shlodhur shoferi dhe pasagjeret per te pire nje kafe…Kur kam udhetuar me shume agjenci te huaja, ne oren 12 deri ne 1 konsumohet dreka . Po ashtu nga ora 6-7 edhe darka. Te ne, nuk e kuptoj pse nuk i japin rendesi vakteve te ngrenies aq sa, ne na ndaluan per te drekuar jo ne restorant, po ne supermarket, duke na lene ne dispozicion veten 30 minuta?! Kryesorja e kryesoreve eshte kohezgjatja e udhetimit gjate dites, e cila percaktohet ne bashkepunim me institucionet shendetesore, sepse eshte anormale ose cmenduri qe ne shtate dite udhetim turistik te flesh dy nete ne autobus?! Kjo doemos ndikon ne shendetin e njerezve te cilet jane te moshave te ndryshme. Po ku duan t’ia dine agjencite shqiptare, te uritura per te fituar, per moshat dhe rregullat qe ka bota?!” Jo, ore, ne jemi shqiptare, dhe dime me mire se bota. Ne nuk kemi  nevoje te pushojme cdo dy ore, se durojme edhe 4 e pese ore…” Nuk me harrohet kur pas pese ore udhetimi, kur ishim ne Shen Pertersburg ,nje burre nuk duroi dot me dhe bertiti:” A do te na ndalni diku apo si e keni hallin?!” Per dy dite guida nuk gjeti dot kohe te ndalonte prane ndonje kembimi valutor qe njerezit te thyenin parate. Disa mbeten pa as edhe nje rubel per te ngrene dreke ose darke?! E, po, ketij nuk i thone turizem!
        Nuk them se e teproj, por edhe kontrolli i shtetit s’ka pse te qendroje i distancuar nga veprimtaria e ketyre agjencive private, qe neperkembin te drejtat e qytetareve, te cilet, edhe pse e kuptojne mashtrimin, gjenden me mes te udheve te botes dhe s’kane si te kthehen mbrapsht. U mbetet te vijojne vizitat edhe pse kane mbetur te fyer dhe te pakenaqur.
        Eshte per te ardhur keq, por gabimet  apo mashtrimet e agjencive  shume turiste ua faturojne guidave dhe shofereve, sepse kujtojne se ata e kane fajin. Jo, jo, ata ishin bashkevuajtes si edhe ne, ndersa nepunesit apo drejtuesit e agjencive e bejne gjumin rehat, me qe ia hodhen edhe kesaj radhe, duke shtuar fitimet, pa c’ka se njerezit mbetet te zhgenjyer dhe te mashtruar. Mire e kane, deri sa enti shteteror i turizmit nuk paskerka as sy dhe as veshe, po ka rene ne gjume te thelle letargjik. A thua ka ardhur koha te zgjohet?!

Leave a Reply

%d bloggers like this: