MaqedoniaRajoni

“Reketi”, biznesmeni Micevski dëshmon para prokurores Ruskovska

Ai do të dëshmojë për paratë që ka paguar në llogari të pensionistes Liljana Todorovska, e cila është anëtare e Aleanca Ndërkombëtar, ku drejtues është Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13.

Micevski do të duhet të shpjegojë se kush ka kërkuar prej tij 720.000 euro, për çfarë qëllimi dhe pse në vend që të paguante në llogarinë e Aleancës Ndërkombëtare, ai ka paguar shumën në llogarinë e pensionistes Todorovska.

Todorovska gjithashtu kishte dëshmuar për rastin “Reketi” 10 ditë më parë. Ajo tha se kishte tërhequr kesh paratë që kishte paguar Micevski në llogarinë e saj dhe më pas ia kishte dhënë një personi tjetër në organizatën e Boki 13, por nuk tregoi se kush ishte personi ku i ka dorëzuar paratë.

Sot më herët në Prokurori per rastin “Reketi” gjithashtu ka dëshmuar edhe prezantuesja Lila Filipovska, e cila  dyshohet se i ka huazuar para Bojan Jovanovskit-Boki 13. Pasi dëshmoi më shumë se një ore para prokurores Vilma Ruskovska, Lila Filipovska nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.

Për rastin “Reketi” në paraburgim janë të dyshuarit Bojan Jovanovski – Boki 13, Zoran Milevski – Kiçeec dhe prokurorja speciale Katica Janeva.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button