Home / Kronika / Prokuroria nis hetimin për ish-zëvendësin e Edi Ramës

Prokuroria nis hetimin për ish-zëvendësin e Edi Ramës

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Tiranës, ku e vë në dijeni të disa materialeve që, sipas saj, ngrenë dyshime se ish-zv/kryeministri dhe njëkohësisht ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka shpërdoruar detyrën.
Peleshi dyshohet se gjatë kohës që kryente funksionin e ministrit të Bujqësisë, ka firmosur zhbllokimin e insekticidit Silikon MIX, një preparat ky që përdoret tek frutat dhe perimet, por që ka pasoja të dëmshme për shëndetin e njerëzve.
Përveçse e vë në dijeni Prokurorinë e Tiranës, kryeprokurorja Arta Marku kërkon edhe informacion, pa cenuar sekretin hetimor, mbi ecurinë e këtij hetimi.
Sipas hetimeve me urdhër të ish-Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, janë hedhur në treg 4600 litra helm me emrin “Silikon Mix”.
Kërkesa e organit të përgjithshëm të akuzës mban datën 3 shtator 2019 dhe firmën e drejtores së kabinetit, Alketa Zifla.
“Ju dërgojmë për vlerësim ligjor sipas kompetencës të dhëna të printuara nga mediat audiovizive ku përfshihen dyshime në lidhje me shpërdorimin e  detyrës prej shtetasit Niko Peleshi.
Konkretisht, nga publikimet e fundit, rezulton se ish-Ministri i Bujqësisë ka lëshuar në kundërshtimn me ligjin urdhrin për zhbllokimin e insekticidit “Silikon-Mix” i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve, me pasoja të dëmshme për shëndetin” thuhet në kërkesë.
Prokuroria e Përgjithshme kërkon gjithashtu nga Prokuroria e Tiranës informacion në lidhje me trajtimin e këtij rasti, pa cënuar sekretin hetimor.
Sipas toksikologëve, insekticidi “Silikon Mix” mund të shkaktojë ndryshme të ADN-së së njeriut, ndryshime të cilat më pas shoqërohen me keqformime fizike dhe mentale tek foshnjat e sapo ardhura në jetë.
Edhe Kontrolli i Lartë të Shtetit thotë se  urdhri i Niko Peleshit është i paligjshëm.

Leave a Reply

%d bloggers like this: