Kronika

Shkarkimet në KLD-Komisioni hetimor publikon sot shkeljet e Çefës dhe Lelçajt

Nga-mbledhja-e-komisionit-hetimor-per-shkarkimet-ne-KLD-Foto-Agim-Dobi-18-525x350Komisioni hetimor, që po shqyrton kërkesën për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjedhur nga Kuvendi, është mbledhur paraditen e së hënës ku pritet të publikojë gjetjet dhe shkeljet e konstatuara në dokumentacionin e dorëzuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), Ministria e Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës, për dy anëtarët Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.
Në mbledhjen e fundit të komisionit, kryetari Armando Subashi tha se në materialin e dorëzuar në Kuvend nga KLD, mungonte procesverbali i mbledhjes së datës 28 maj 2014 dhe ai i mbledhjes së datës 30 maj. Në këtë kuadër, komisioni i dërgoi një shkresë KLD-së ku i kërkonte plotësimin e procesverbalit.
Kuvendi, me kërkesë të deputetëve të maxhorancës, miratoi pak javë më parë ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nënkryetarit Elvis Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj, me argumentin për shkelje të rënda të ligjit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button