Home / Kronika / Thellohet tragjedia e Cërrikut, shkon në dy numri i viktimave

Thellohet tragjedia e Cërrikut, shkon në dy numri i viktimave

Ka shkuar në dy numri i viktimave si pasojë e aksidentit në Cërrik.
Aksidenti ndodhi pasi një nga mjetet është përpjekur të evitojë një karrocë dhe është përplasur me një mjet tjetër i cili po vinte me shpejtësi.
Ndërkohë edhe gomari i cili tërhiqte karrocën ka ngordhur.

Cërrik/ Informacion paraprak

Në fshatin Kamuna, Cërrik, është përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. Sh., banues në Cërrik, me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.H., banues në fshatin Kamuna, Cërrik, dhe një karrocë me drejtues shtetasin A.M., banues në fshatin Linas, Cerrik.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë shtetasi A.Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet si dhe shtetasi A. M., ( drejtuesi i karocës).

Ndërsa dy drejtuesit e automjeteve, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: