Kronika

Të prekurit nga tërmeti, Kuvajti dërgon ndihma

Zëvendësministri Koçi falënderoi në emër të qeverisë shqiptare Shtetin e Kuvajtit duke vlerësuar rolin e ambasadorit, Al Jassim për angazhimin e tij personal pas lëkundjeve të 21 shtatorit.

“Dua që të shpreh mirënjohjen e përzemërt në emër të qeverisë, natyrisht të Ministrisë Mbrojtjes për Kuvajtin i cili nuk është hera e parë që asiston në rastet e fatkeqësisë natyrore. Një pjesë e këtyre ndihmave ka shkuar drejt për drejt për bashkitë përkatëse Tiranë dhe Durrës. Ndërsa sot kemi një ndihmë tjetër e cila i dorëzohet rezervave të shtetit dhe më pas do të menaxhohet nga Emergjenca jonë civile që do ti shpërndahet njerëzve në nevoje.”

Nga ana e tij ambasadori i Kuvajtit, Fayez Mishari Al Jassim foli për përmbajtjen e pakove dhe i cilësoi këto si ndihma paraprake për banorët e prekur.
Më herët, Ambasada e Kuvajtit ka kontribuar me ndihma edhe pranë bashkive Tiranë, Durrës dhe Elbasan, të cilat u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button