Home / Sporti / Edi Reja: Po krijojmë një grup të bashkuar, duket që kemi lojtarë shumë të mire

Edi Reja: Po krijojmë një grup të bashkuar, duket që kemi lojtarë shumë të mire

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, u duk i kënaqur pas fitores 0-4 në transfertë ndaj Moldavisë. Edi Reja vlerësoi edhe Trashin, por edhe të rinjtë e tjerë që debutuan ndaj Moldavise, ne triumfin 4-0, ndërsa shtoi edhe se stafi i tij në krye, bashkë me lojtarët, po krijon një grup shumë të bukur në Kombëtare.

A ishte kjo fitore një konfirmim i rritjes së cilësisë së kësaj skuadre?

U treguam të zotë sot. Ishte një nga ato ndeshjet që e quaj të vështirë, sepse duhet përqendrim i lartë, edhe pse kundërshtari ishte modest. Është e vështirë, edhe nga ana e motivimit. Kur ishim 3-0, e menaxhuam mirë.

Debutimi i Trashit me gol…

Bëmë një paraqitje të mirë si skuadër. Trashi, përtej golit, bëri një paraqitje të mirë. Goli është një sforco kolektive. Sot gabuan ata, dhe shfrytëzuam nga gabimi i portierit. Më pëlqen që po formojmë një grup kolektiv të fortë. Bëmë një pjesë të dytë të mirë, menaxhuam rezultatin. Ndërkohë, në pjesën e parë ishim aty, dhe bëmë gjithçka mirë. Shtoj, edhe Kumbullën dhe Selahin, janë djem të rinj që luajnë titullarë në skuadrat e tyre. Jam i kënaqur për ata, që bënë debutimin. Më vjen keq për djemtë e tjerë që nuk arritën të luanin. Por, më vjen mirë që ky grup është i bashkuar, dhe do vijojë kështu.

Fitore historike, 4 gola në transfertë, dhe hera e parë që shënojnmë 3 në pjesën e parë…

Kemi ndërtuar një skuadër të vërtetë, përtej rezultateve dhe asaj që u pa në fushën e lojës. Kemi një staf të mrekullueshëm, me Bulkun dhe Salihin. Kemi edhe analistin e ndeshjeve, kemi një grup që bashkëpunon dhe kështu vijnë rezultatet pozitive.

NDËRKOHË NË PRONONCIMIN PËR “RTSH”, TRAJNERI REJA U SHPREH: 

bandicam 2019-10-14 22-53-19-541

“Duket që kemi lojtarë shumë të mirë. Nuk futem shumë në shënimin e golave, i adresoj të futen aty ku duhet dhe të bëjnë atë që duhet. Morën frytet e punës së tyre.

Sa i kënaqur je me debutimin e Trashit? E kisha parë edhe më përpara. Doja që ta shikoja nga afër. Doja që në këtë ndeshje të luante. Më la përshtypje shumë të mira. Në pjesën e parë ishte shumë deciziv, në pjesën e dytë, u mor më shumë me detyrat mbrojtëse. Jam i kënaqur me të gjithë skuadrën.

Objektivi vendi i tretë- Kemi besim se do i shkojmë kësaj rruge deri në fund. Do tentojmë të pamundurën. Do të doja të bënim paraqitje shumë të mirë ndaj Francës, me qenë se është edhe inaugurimi i stadiumit. Objektivi jonë mbetet vendi i tretë. Iu thashë djemve se duhet të kapim se s’bën vendin e tretë. Duhen 9 pikë në 3 ndeshjet e radhës. Do mundohemi deri në fund, duhet të vazhdojmë me këtë rritëm”, u shpreh Reja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: