Home / Ekonomia / Mbyllet lokali i njohur, Braçe ironi me pronarët: S’mund të fitosh duke marrë edhe pjesën e shtetit

Mbyllet lokali i njohur, Braçe ironi me pronarët: S’mund të fitosh duke marrë edhe pjesën e shtetit

Aksioni anti-informalitet mbyll ‘Iluminatium’ një nga restorantet më luksoze në afërsi të Tiranës. Zv. kryeministri Erion Braçe ka bërë të ditur lajmin teksa njofton se ky restorant u kap për herë të dytë pa dokumentuar transaksionet me kupon tatimor.

Ai ironizon pronarët e restorantit duke thënë se nuk mund të fitosh duke marrë edhe pjesën e shtetit dhe duke shmangur lëshimin e kuponit edhe pse restoranti qëndron plot e përplot.

“Evazioni fiskal është pabarazi. Ky është super restoranti Iluminatium buze Erzenit, në juglindje te Tiranes, poshtë urës së “Peshkatarit”; U mbyll pa më parë. Inspektoret e tatimeve rajoni qendër, e gjeten per here te dyte pa dokumentuar transaksionet me kupon tatimor! Zotëri sipërmarrës, boll me paligjshmëri! Cdo fundjave e ke restorantin plot e përplot; Fiton ti qe cke me te, përse nuk pret fature tatimore e kupon tatimor?! Mire shtetit, po vetes perse i bën dëm?

Te kushton shume me lire te jesh i ligjshëm; Fiton vete e shlyen detyrimet ndaj shtetit. Vetëm kështu do jesh rehat e i qete ne sipërmarrjen tënde! Mos ju jep tundimit te superfitosh duke marre edhe pjesën e shtetit!”, shkruan Braçe.

Një ditë më parë, Braçe njoftoi edhe mbylljen e The Code në kryeqytet, një prej bareve më të frekuentuara. Ndërsa nga ky aksion u gjobitën edhe dy nga clubet më të njohura Cavaliero dhe LoliPop.

Aksioni anti-informalitet goditi përgjatë muajve të verës disa subjekte Vip, të cilët u hapën më pas me vendim gjykate. Kjo është edhe një nga arsyet pse socialistët kanë propozuar një ndryshim të ligjit, që nuk do të lejojë hapjen e tyre pa shlyer detyrimet tatimore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: