Home / Rajoni / Maqedonia / Zaev në përgjigje ndaj ambasadorit francez: Ne do të vazhdojmë me reformat

Zaev në përgjigje ndaj ambasadorit francez: Ne do të vazhdojmë me reformat

I pyetur nëse pret që në maj të 2020 në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Franca të ndryshoj mendje, Zaev shtoi se nuk dëshiron ta shfrenoj optimizmin e tij.

“Unë shpresoj por sigurisht se nuk mund të jem aq optimist sa isha. Ndonjëherë optimizmi kryen shumë punë si në rastin e marrëveshjes me Greqinë dhe Bullgarinë, projekteve për një shoqëri brenda vendit, reformat, ekonomia dhe rezultatet me të cilat krenohem. Janë potencial që na frymëzon që neve të punojmë edhe më shumë, ndërsa BE-ja kur të vendos le të na thotë”- shtoi Zaev.

Timonie ditë më parë deklaroi se Franca nuk mban përgjegjësi për atmosferën e rrejshme që është krijuar në Maqedoninë e Veriut për gjoja marrjen e datës për bisedime dhe se vendi duhet fokusuar në reforma, me theks të veçantë ato në gjyqësor. Në prag të samitit të tetorit, kundrejt akuzave për bllokadë Timonie kishte deklaruar se Franca është vendi i cili motivon Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE.

Leave a Reply

%d bloggers like this: