Rajoni

Nëpunësi i Ambasadës Ruse në Bullgari i dyshuar në spiunazh duhet te largohet nga vendi

Ambasadorit të Rusisë në Bullgari Anatolij Makarov iu dorëzua një notë, në të cilën pala bullgare ngul këmbë, që nëpunësi i Ambasadës Ruse, të cilin prokuroria dhe Agjencia Shtetërore e Sigurimit Kombëtar dyshojnë në spiunazh, të braktisë vendin në një afat 24 orësh. Nota iu dorëzua në orën 10 më 29 tetor. Ditën e premte, më 25 tetor, në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme ambasadorit rus Anatolij Makarov iu drejtua kërkesë me gojë që institucionet ruse të thërrasin nëpunësin e tyre brenda 72 orëve. Ditën e hëne, më 28 tetor, nga ministria njoftuan, se sipas informacionit të tyre diplomati u largua nga vendi. Mirëpo  më vonë u bë e qartë, se kjo nuk ndodhi. Nga informacionet zyrtare del se bëhet fjalë për sekretar të parë të Ambasadës së Rusisë, por emri i diplomatit nuk njoftohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button