Kronika

Rama udhëton sot drejt Italisë, drekë pune me kryeministrin Conte

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Romë. Ai do të të takohet me homologun e tij italian Giuseppe Conte, me të cilin do të ketë një drekë pune në orën 13:00.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Itali vjen pasi Komisioni Europian vendosi të shtyjë datën e hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian e pak ditë pas vizitës së kreut të ekzekutivit italian në Tiranë ku shpehu qartë mbështetjen e fortë të Italisë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Nje ditë më parë gjatë takimit në Romë me kryeministrin maqedonas Zaev, kryeministri italian e konsideroi një gabim historik vendimin e Komsionit Europian për të shtyrë hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Takimi i sotëm Conte-Rama do të fokusohet dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve e në veçanti mbi mundësinë e shtimit të investimeve italiane në Shqipëri.

Vizita e fundit zyrtare e kryeministrit Rama në Romë u zhvillua në tetor të 2017 në kohën e qeverisjes së kryeministrit Paolo Gentiloni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button