Ekonomia

Fondi Ndërkombëtar për zhvillimin e agrikulturës, 8 milionë dollarë për veriun e Shqipërisë

 Komisioni-per-veprimtarite-prodhuese-tregtine-dhe-mjedisin-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH--466x350“Malet drejt tregut” është projekti që po aplikohet në veriun e vendit për të rritur nivelin e punësimit në fshat, si edhe përmirësimin e jetës në këto zona.

Me mbështetjen financiare të Fondit Ndërkombëtar për zhvillimin e agrikulturës, projekti “Malet drejt tregut”,  po asiston iniciativat e fermerëve në zonat e thella rurale te vendit, për ngritjen e fermave blegtorale, mbjelljet frutore apo në ngritjen e baxhove blegtorale etj, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e ekonomive rurale dhe punësimin e banorëve në këto zona.

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi sot projektligjin “Për ratifikimin e ndryshimit të letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për zhvillimin e agrikulturës, për Programin “Malet drejt tregut”.

Ky projekt që kap vlerën e 8 milionë dollarëve është shtrirë në 6 fusha të ndryshme, ku është investuar në bujqësi, bimë mjekësore, ndërtime rrugësh dhe urash në zonat e thella veriore. Investimi është bërë edhe në sistemet e ujitjes me pika si dhe ndërtimin e magazinave për prodhimet e fermerëve. Në vëmendje ka qenë edhe zhvillimi i turizmit në këto zona. Fondet e planifikuara për ndërhyrjet në komunitet në infrastrukturë, asistencë teknike dhe trajnime profesionale apo edhe në metodat për vetëpunësim, duhet të kalojnë nga grantet për trajnime në grante direkte për fermerët.

Gjatë diskutimit në komision, deputetët vlerësuan projektin si një veprimtari të suksesshme që është realizuar në masën 80 për qind dhe sipas kontratave që janë nënshkruar, ndërsa vunë theksin në vazhdimësinë e tij dhe në të ardhmen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button