Home / Kronika / Prokuroria pranon se Basha ka dhënë 625 mijë dollarë cash, por e mbylli dosjen pa hetuar

Prokuroria pranon se Basha ka dhënë 625 mijë dollarë cash, por e mbylli dosjen pa hetuar

Vetë drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, pranoi se gjatë hetimeve janë konstatuar parregullsi dhe se prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako kanë vepruar me kokë të tyre. Ata madje e kanë dorëzuar dosjen në Gjykatë, pa firmosur prokurori i tretë i çështjes, Lolë Hysenaj.

Basha u mor i pandehur në qershor për shkak të shpenzimit prej Partisë Demokratike të disa qindra mijëra dollarëve për lobim në SHBA gjatë vitit 2017. Por prokurorët e çështjes e banalizuan dosjen hetimore, duke ngritur akuzë vetëm për falsifikim dokumentesh, ndërkohë që hetimet nisën për tjetër gjë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: